Rama viziton rrugën “Jim Xhema”, thotë se transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen
Autori: Gazeta inFokus
16:45 | 11 Nëntor 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka vizituar rrugën “Jim Xhema” në Prishtinë, ku nga aty ka treguar edhe një herë rëndësinë e madhe që ka ndërtimi i kësaj rruge për, siç tha ai, të gjithë qytetarët e Republikës, raporton Klankosova.tv.
Për banorët e lagjes “Kalbria”, të cilët ankohen për kundërmimin e ujërave të zeza tash e 11 vjet, Rama tha se ndërtimi i kësaj rruge “zgjidh problemin serioz dhe shumëvjeçar të kolektorit”.
“Banorët e lagjes ‘Kalabria’ dhe ‘Prishtina e Re’ janë ankuar me të drejtë për rrezikshmërinë e lartë të kanalizimit të hapur”, ka deklaruar kryetari Rama.
Gjithashtu, Kryetari Rama, tha se ndërtimi i rrugës “Jim Xhema” apo rrugës “A”, do të shkarkojë trafikun e kryeqytetit.
“Rruga ‘Jim Xhema’ do të shkarkojë dukshëm trafikun në kryeqytet, pasi do të ndërlidhë lagjen ‘Kalabria’ me lagjen ‘Prishtina e Re’. Gjithashtu edhe pjesa e rrugës ‘B’ do të lidhet me rrugën ‘Jim Xhema’. E në anën tjetër, do të lidhet me Unazën e re të kryeqytetit”, deklaroi Rama.
Në fund, ai tha se “kryeqyteti është i të gjithëve, pa dallim”, teksa paralajmëroi se “transformimet për të mirën e përgjithshme nuk do të ndalen”.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
































