Lajme

Për katër ditë, 741 serbë konvertojnë targat në RKS

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 04 November 2023

Për krejt ata që dëshionin t’i konvertonin targat në RKS, përfundimi ishte ky.

Njësoj si Dragan Nikolliq u përballën edhe shumë qytetarë serb në katër komunave veriore.

Kjo i shyri ata që të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës zgjatjen e afatit për regjistrim të automjeteve me targa RKS.

-Advertisement-

E, tek të hënën, minsitria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka shtyrë afatin deri me 1 dhjetor.

Siç duket ky vendim i bëri që shumë serb të Mitrovicës së Veriut t’ja mësyjnë edhe  të shtunën Qendrës së Regjistrimit.

“Nuk dua të dënohem për këtë arsyje e kam riregjstruar veturën, nëse nuk I marrë targat në RKS mund të gjobitem”.

Për dallim prej tij, të shumtë ishin ata që nuk dëshironin të flasinin para kamerës.

E, kishte edhe prej atyre që nuk interesoheshin fare për këtë procedure.

Thirrje për konvertim të targave po bëjnë edhe Iniciativa Qytetare “Mbijetesa e Serbëve”.

Megjithatë, kryetari i saj, Aleksandar Arsenijeviq këtë po e sheh vetëm si zgjidhje afatshkurtër.

“Nuk mendoj që Beogradi po ju bën presion serbeve të Mitrovicës që t’i konvertojnë tabalet në ato RKS. Unë mendojë që qytetarët janë në dyshime të mëdha për këtë, në njërën anë ata nuk duan t’i ndërrojnë targa e në anën tjetër nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë mund të gjobiten. Megjithatë për të mos pasur incidente të mundshme është mirë që qytetarët t’I konvertojnë ato si një zgjidhje afatshkurtër”

Siç ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, vetëm gjatë së shtunës, 71 qytetarë serb i kanë konvertuar tablet nga ato ilegale KM në RKS.

Kurse, numri i përgjitshëm ka shkuar në 741 persona

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera