“S’kem kohë për kilifekte jarani jem”- Minatori ia bën bajat Armend Mujës
Autori: Gazeta inFokus
14:31 | 31 Tetor 2023
Sindikalistët e Trepçës sot janë pritur në takim nga disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Derisa deputeti i VV-së, Armend Muja po fliste për shifrat, përfshirë këtu edhe siç tha ai borxhet janë akumulu 20 milionë euro për 7 vite.
“10 vitet e fundit na ka ardh ky raport që Trepça prej vitit 2014 – 2021 i ka akumulu 20 milionë borxh, sepse shpenzimet kanë qenë më të vogëla se shitjet. Kjo është gjendja zyrtare që e ka sjell auditore. E këto duhet mi pagu diqysh”, tha Muja.
Këtu ka ndërhyrë edhe një nga minatorët qe ishte prezent në mbledhje, duke deklaruar se vetëm po humbet kohë.
“Mos na lodhni me këto sene se s’kem kohë. S’kem kohë për kilifekte jarani jem. S’kemi kohë, dilni n’temë”, ka deklaruar njëri nga minatorët.
E një nga ta është shprehur shumë i prekur me situatën, teksa u ka bërë thirrje edhe pushtetit edhe opozitës që të bëhen bashkë, dhe të bëjnë zgjidhje për minatorët.
Sami Peci në lot ka thënë se situata në të cilën ndodhen ata kërkon zgjidhje të menjëhershme.
“Unë jam Sami Peci, minator e sindikalist. Ju kisha lutë se jom shumë i emocionum, shpëtona jetën minatorëve. Bëni një grup nga të gjitha partitë, lëni inatet mes vete, për çështjen e minatorëve lëni inatet. Minutat janë në pyetje.”, ka thënë ai mes tjerash.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































