Lajme

Borrell: Puna po vazhdon, ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE’së për t’u ulur me Kurtin e Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 26 October 2023

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se u vonua që të marrë pjesë në samitin e Këshillit Europian për shkak të takimeve që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Borrell tha se puna po vazhdon, ndërsa paralajmëroi takime të tjera, raporton Gazeta Express.

““Erdha vonë sepse erdha prej një takimi tjetër me Kosovën dhe Serbinë…Kur jemi te Kosova dhe Serbia – puna po vazhdon dhe ndoshta duhet ta lëmë mbledhjen e BE-së dhe të provojmë të ulemi sërish me të dy liderët për të provuar nëse ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda dialogut. S’ka zgjidhje tjetër – ajo shkon përmes dialogut”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera