Lajme

Arifi lajmërohet nga ShBA-ja dhe ‘thumbon’ Kurtin: ‘Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)’

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 26 Tetor 2023

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi është lajmëruar nga ShBA-ja me një status thumbues për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Arifi ka thënë se populizmit i duhet “pazgjidhshmëria”.

“Popullizmi nuk mund të pranojë që ka një marrëveshje. Marrëveshja do të thotë që shoqëria të bashkohet. Popullizmi kërkon çështjet për të cilat një shoqëri po debaton, e ekzagjeron konfliktin, e fetishizon dhe kështu e bën të pamundur zgjidhjen e tij. Popullizmit i duhet pazgjidhshmëria e problemeve, kështu që ai mund të thotë se ‘vendi po shkatërrohet’. Stili i politikave Louis Vuitton LV(V)”, ka shkruar Arifi në “Facebook”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy