Menaxhmenti i Trepçës i reagon kreut të Sindikatës: Të ndërpritet greva, minatorët i marrin çdo muaj pagat e plota
Autori: Gazeta inFokus
20:58 | 25 Tetor 2023
Menaxhmenti i Ndërmarrjes “Trepça” ka kërkuar të ndërpritet greva në minierën e Stan Tërgut.
Sipas menaxhmetit të kësaj ndërmarrje, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota.
Prandaj, Trepça kërkon nga punëtorët që t’u kthehen angazhimeve të tyre në punë.
Kjo ndërmarrje ka kundërshtuar deklaratën e Kryetarit të Sindikatës Ibrahim Jonuzi, duke i cilësuar fjalët e tij si si shpifje që nuk përkojnë me sindikalistët e minierës.
Gjithashtu, theksohet se “shpifjet do të adresohen te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi”.
Komunikata e plotë:
Kundër komunikatë ndaj deklaratës së Kryetarit të Sindikatës – z. Ibrahim Jonuzi
Menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça Sh.A. përgënjeshtron deklaratën e Kryetarit të Sindikatës Ibrahim Jonuzi, se ka pas komunikim me menaxhmentin dhe se menaxhmeni është shprehur keq për grevën dhe gjendjen e minatorëve në minierën e Stan Tërgut. Fjalët që ka thënë z. Januzi kinse menaxhmenti është dashakeq për minatorët, janë shpifje të ulta qe nuk përkojnë me sindikalistet e minierës.
Menaxhmenti dhe Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes Trepça Sh.A. janë shumë të shqetësuar për situatën e krijuar në minierën e Stantergut, për sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve andaj është duke punuar gjatë gjithë kohës për tejkalimin sa me të lehtë të kësaj situate.
Ne konsiderojmë se kjo greve duhet të ndërpritet menjëherë për shkak se një grevë e tillë nuk është ligjore, sepse nuk është paralajmëruar sipas ligjit LIGJI Nr. 03/L-200 për greva, dhe konsiderojmë se nuk ka arsye reale për të rrezikuar me shume sigurinë, shëndetin dhe jetën e minatorëve.
Përkundër vështirësive operative dhe rënies së çmimit të metaleve në bursë, minatorët dhe punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A. të mbështetur nga Qeveria e Republikë së Kosovë, rregullisht për çdo muaj i kanë marrë pagat e tyre të plota.
Gjithashtu, mund te informojmë opinioni e gjerë që për herë të parë pas dy dekadave, minatorëve të ndërmarrjes Trepça Sh.A. u janë rritur pagat mbi nivelin e pagave të minatorëve të minierave në rajon (Shqipëri, Maqedonia e Veriut). Poashtu është ngritë edhe shtesa për shujtën ditore për çdo minator në ndërmarrjen Trepça Sh.A. Ketë menaxhmenti e ka bere vetëm me qëllim që të vlerësojë dhe motivoj minatorët e ndërmarrjes.
Prandaj, me mirëkuptim lusim të gjithë punëtorët qe ti kthehen detyrave dhe angazhimeve te punës dhe mos të ndikohen nga grupet e interesit dashakeqëse të cilat nuk kanë interes zhvillimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A. Gjithashtu, ju sigurojmë që gjithë shpifjet do të adresojmë te organet kompetente konform rregullave dhe ligjit ne fuqi.
Menaxhmenti, Bordi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuar të jetësojnë investimet e duhura në minierat dhe flotacionet e Trepçës, me qëllim të ngritjes së produktivitetit, performancës dhe sigurisë në punë për të gjithë punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...



























