Fokus

Ekskluzive: Ky është vendimi skandaloz i Gjykatës ku Rozeta Hajdari u dënua me vetëm 200 euro për shkeljen me veturë të 9 vjeçarit

Autori: Hateme Smajli 18:11 | 25 October 2023

Të mërkurën, Gjykata Themelore në Prishtinë mori vendimin për rastin ku ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari u dënua me vetëm 200 euro gjobë për shkeljen me veturë të një fëmije 9 vjeç.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin, vendimin e Gjykatës Themelore ku edhe tregohet ne detaje “arsyetimi” pse është marrë një vendim i tillë.

Pavarësisht se në aktakuzë, ministrja shpallet përgjegjëse për rastin ku thuhet se ajo ka rrezikuar jetën e njerëzve ka vepruar me pakujdesi në trafik si dhe në kundërshtim me ligjin sërish në këtë vendim janë bërë lëshime apo rrethana lehtësuese për të zbutur dënimin ndaj ministres.

-Advertisement-

Dënimi ndaj ministres sipas këtij vendimi është zbutur për shkak të pjesëmarrjes së saj të vazhdueshme në seancat për këtë rast, për sjellje të mirë dhe kërkim falje si dhe për gjendjen ekonomike të saj.

 

E në një intervistë për Gazetën Infokus, avokati i fëmijës, Florim Shefqeti i ka cilësuar si jo normale rrethanat lehtësuese në bazë të të cilave gjyqtari i rastit i ka ulur dënimin ministres Hajdari.

Në vazhdim mund të shikoni intervistën me avokatin i cili zbardh detaje shokuese të seancës dhe vendimit të Gjykatës:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera