Lajme

Abdixhiku kërkon njohjen nga Sllovakia

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 25 October 2023

“Sllovakia duhet ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës”, kjo është kërkesa që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ia ka drejtuar shefi të Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës.

Sipas tij, një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, dhe t’i ndihmonte forcimit të marrdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit”, thuhet në postimin e LDK-së në Facebook.

-Advertisement-

I pari i LDK-së e ka pritur Kostilník në selinë qendrore të partisë, me të cilin ka biseuar për situatën politike në Kosovë, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve.

Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar zotin Kostilník edhe me programin 100 pikësh të LDK-së “Rruga e Re”, që do të shpaloset në detaje gjatë muajit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera