Nën akuzë për korrupsion, Berisha: Nëse një familjar i imi ka përfituar në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 25 October 2023
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbajti paraditen e kësaj të mërkure një konferncë me gazetarët, ku u ndal tek akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Berisha vijoi akuzat mbi drejtësinë duke e cilësuar hetimin si një sulm politik të nisur nga kryeministri Edi Rama.
Berisha theksoi se po nuk po goditet ai personalisht, por reformat e sukseshme të Partisë Demokratike.
Ish-kryeministri tha se nëse një familjar i tij, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë ai është përgjegjës.
“E kam thënë dhe e them përsëri, kur një fakt i vetëm të paraqitet, unë marr çdo vendim. Por të garantoj se me falsitete, me trillime, me shpifje, kurrë nuk mund të ketë gjë që të detyrojë të tërhiqet Sali Berisha. Ja pra janë këto që janë reforma, nga të cilat kanë përfituar qindra-mijëra shqiptarë. Dhe që jam krenar për to, sepse transformova çështjen e pronësisë. Nëse një familjar i imi, ka përfituar një metër katror në kundërshtim me ligjin, atëherë unë jam përgjegjës”, tha Berisha.“Por të thuash se ku i mori paratë ky që hyri me 113 metër tokë dhe dori me 5 milionë, siç bëjnë organet e Sorosit dhe skapistët e Edi Ramës, do të thotë të mashtrosh në mënyrën më groteske, shtoi ai.
“Sepse ai që përfundoi me 5.4 milionë euro, ishte investitor me marrëveshje të firmosur, të noterizuar që në vitin 2008. Ai bashkë me bashkëzhvilluesit e tjerë, tre vetë, vendosi kontributet në themel të këtij aktiviteti. Dhe kontributi nuk ishte 113 metra tokë siç mashtrojnë skapistët dhe përcjellin mediat e Sorosit, por ishte 1250 metra katrorë tokë, sepse ai bleu tokat e kushërinjve të vet”, sqaroi ish-kryeministri.
“E them prapë, në dacibaon e tyre është e shkruar, Fatmir Bektashi ka deklaruar se ramë dakord të shesim apartamentet në themel. Pra, ra dakord me dy ortakët e tjerë. Kjo do të thotë se qindra e qindra apartamente u ndërtuan me paratë e shitjes në themel. Ndërtuesi Fatmir Bektashi vendosi më shumë para, Abi Malltezi vendosi më shumë tokë, Xhimi Begeja vendosi ato që vendosi. Ata të tre kanë firmosur një marrëveshje të noterizuar”, tha Berisha.
“Atëherë, sa e ndershme është që thuash që hyri me 100 metër tokë investim dhe doli me 5 milionë. Nuk ka gjë më të pafytyrë dhe më të pandershme. Hyri me 1300 metër tokë, hyri me 60 milionë lekë dhe më të gjithë aksionet e tij nga sa i takonin nga shitja e apartamenteve në gropë. Sikundër ortakët e tij.
Pra, nëse ka një gjë të qartë si kristali, po të mos fshihen qindra kontrata të noterizuara dhe fatura bankare që dëshmojnë shitjen në themel me çmimet nga 680 në 730 euro metri katror, që përbënte në atë kohë çmimin më të lirë. 200 metra më tutje shiteshin 960 euro, jo në themel, por të përfunduara.
Pra, ata të cilët nuk duan të përtypin shpifje, trillime apo të vazhdojnë trillimet, nuk mund të shtrojnë pyetjen se si u bë ky djalosh me 5.2 milionë euro fitim, pas 12 viteve zhvillim të zonës.
Këta të tre ndërtuan 17 pallate, duke shitur në çdo pallat që nga themeli, zgjodhën vetë me vullnetin e tyre. Këtë e fshehin sepse duan të bëjnë të besueshme gënjeshtrat e tyre.
Si mund të pranoj unë një gjë të pavërtetë? Si mund të pranoj unë që ky person ishte- siç thonë Soros-Mediat- një investitor misterioz. Një paturpërsi. Ky ishte investitor me marrëveshje të dërguar te noteri. Trepalëshe. Që në vitin 2008. Me marrëveshje të anuluar, kur Edi Rama ua bllokoi gropën.
Vetë dacibao e tyre thotë se pati këto marrëdhënie dhe në fund konkludon se vetëm në vitin 2018 u shfaq si investitor. Këto janë të turpshme, por ky është niveli i kësaj drejtësie të kontrolluar nga Edi Rama”, tha Berisha.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...