Lajme

Këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, kanë mbërritur 60 mijë doza për vaksinim falas

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 23 October 2023

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon këtë javë. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza, të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas.

Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim.

Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:
– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)
– Personat me sëmundje kronike
– Punonjësit e kujdesit shëndetësor
– Gratë shtatzëna
– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
– Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve.

-Advertisement-

Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera