Akuzat e Prokurorisë ndaj Sali Berishës ‘jehonë’ në mediat europiane dhe SHBA
Autori: Gazeta inFokus
21:24 | 22 Tetor 2023
Lajmi për akuzat ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, kanë kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe Europës.
Urdhër-arresti i GJKKO pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Jamarbër Malltezit, dhe masën detyrim përaqitjeje për Sali Berishën dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, të cilët akuzohen për tjetërsimin e pronës në ish-Kompleksin Partizani, ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan këtë të diel se “prokurorët shqiptarë kanë akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij për akuza korrupsioni për një marrëveshje toke që përfshinte terrenet e një klubi sportiv”.

Reuters shkruan: “Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.
Në shkrim nënvizohet gjithashtu se dhëndri i Berishës u arrestua vonë të shtunën ndërsa vetë Berisha është deputet dhe ka imunitet nga ndjekja penale.
“Ai është urdhëruar të mos largohet nga vendi dhe të paraqitet në polici. Procedimi penal filloi në vitin 2020 kur ministri aktual i Brendshëm Taulant Balla akuzoi Berishën si të përfshirë në privatizimin e terreneve dhe objekteve të tjera sportive që i përkisnin FC Partizani në kryeqytetin Tiranë, të cilat më pas u zëvendësuan me ndërtesa shumëkatëshe. Berisha ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se ka orkestruar të gjithë çështjen” – shkruan ndër të tjera Reuters.
Ndërkohë në lajmin e Reuters thekohet se në vitin 2021 SHBA-të e shpallën Sali berishën dhe familjen e tij non-grata, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikanët aleatë dhe anëtarët e familjes së tij”.
Sipas Reuters, “Berisha tani është lider i partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike, por është përfshirë në beteja ligjore për udhëheqjen e saj me një fraksion tjetër”.
Lajmin e ka publikuar edhe agjencia Associated Press. Ajo bën një përmbledhje të akuzave të SPAK dhe reagimit të Berishës që akuzoi Ramën se qëndron pas kësaj çështjeje. “Rama nuk i është përgjigjur menjëherë pretendimeve të Berishës” – shkruan “Associated Press”.

“Në maj të vitit 2021, qeveria amerikane ndaloi Berishën dhe familjen e tij të ngushtë të hynin në vend për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se gjatë mandatit të Berishës si kryeministër 2005-2013, politikani ishte përfshirë në akte korruptive dhe kishte përdorur “pushtetin e tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. “Që atëherë, Partia Demokratike kryesore e opozitës së Berishës është në trazira me fraksione të ndryshme që luftojnë për udhëheqjen e partisë dhe regjistrimin ligjor. Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Berisha ishte zyrtari i katërt i lartë shqiptar që iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes së dyshuar në korrupsion” – shkruan AP

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...



































