Lajme

“Marrëveshja e Ohrit brum për tensione, ripërcaktimi i territoreve është i vetmi projekt që garanton paqen dhe njohjen nga Serbia”

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 22 October 2023

Bardh Ahmeti nga PSD-ja thotë se tashmë nuk ka asnjë dyshim që kryeministri Kurti e ka pranuar themelimin e Asociacionit, raporton GazetaBlic.Ahmeti në një prononcim për GazetaBlic theksoi se një gjë të tillë e ka thënë edhe vet Kurti, pas takimit të djeshëm me pesëshen diplomatike.
“Nuk ka më asnjë dyshim që Kurti e ka pranuar planin që sipas Lajçak përfshinë themelimin e Asociacionit pa asnjë vonesë. Kurti e tha këtë vet, në platformën e tij të preferuar kur i pranon koncensionet, në Twitter”, tha Ahmeti.Ahmeti thotë se duhet të bëjmë shumë për të ndaluar implementimin e kësaj marrëveshjeje, pasi sipas tij do të sjell tensione të tjera.

“Pra, pyetja nuk është më “çka nëse se pranon?” por “çka duhet të bëjmë që të mos lejojmë implementimin e kësaj marrëveshjeje të dëmshme”. Sepse s’ka dyshim, marrëveshja e Ohrit me Asociacion si autonomi, nuk sjell zgjidhje përfundimtare, nuk i normalizon marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe është brum për tensione të vazhdueshme që fatkeqësisht po përfundojnë në fatalitet”, shtoi Ahmeti.Sipas Ahmetit zgjdhja përfundimtare që garanton paqen e përhershme dhe njohjen e Kosovës nga Serbia është ripërcaktimi i territoreve.
“Kosovës i duhet zgjidhje përfundimtare që garanton paqen e përhershme e njohjen e Kosovës nga Serbia sa më shpejtë. Këtë, tani, i vetmi projekt që mund ta mundësoj, është ripërcaktimi i territoreve”, tha Ahmeti për GazetaBlic.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera