Lajme

Bislimi në Paris: Procesi i integrimit evropian të jetë i bazuar në meritokraci dhe qasje të barabartë

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 19 October 2023

Gjatë qëndrimit në Paris, Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me Valérie Rabault, Nënkryetare e Asamblesë Kombëtare, Jean-Louis Bourlanges, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputetin Arthur Delaporte.

Bislimi shprehu mirënjohjen ndaj shtetit të Francës për miqësinë e partneritetin e ngushtë, raporton Klan Kosova.

“Ai i informoi ata mbi sukseset, arritjet e objektivat tutje të Kosovës veçanërisht në zhvillim ekonomik e sundim të ligjit. Sa i përket zhvillimit ekonomik, u potencua rëndësia për shpërndarje të barabartë e rritje të qëndrueshme”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

-Advertisement-

Në lidhje me procesin e integrimit evropian, ai theksoi se është prioritet për Qeverinë dhe se mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave dhe avancimin në rrugëtimin tonë evropian.

“Në vazhdimësi po dëshmojmë që jemi gati për hapa tutje, të mbështetur jo vetëm nga gatishmëria e niveli i përgatitjes së institucioneve tona, por edhe nga vullneti e përkrahja qytetare për këtë proces. Procesi i integrimit evropian duhet të jetë i bazuar në meritokraci e qasje të barabartë për të gjitha shtetet”, thuhet tutje.

Palët diskutuan dhe mbi procesin e dialogut dhe sulmin terrorist e aktin e agresionit të Serbisë ndaj Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera