Lajme

Bastisje në 13 lokacione, mbyllet operacioni i policisë në veri

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 17 Tetor 2023

Ka përfunduar operacioni i Policisë së Kosovës që u zhvillua në 13 lokacione në veri të vendit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, ka përfunduar. Janë kryer bastisje në shtatë lokacione në Mitrovicën e veriut, tri në Zveçan dhe tri në Leposaviq”, tha Elshani.

-Advertisement-

Gjatë këtij operacioni, Policia e Kosovës ka bllokuar 20 rrugë ilegale që kanë qenë në kufi me Serbinë.

Bllokimin e rrugëve e kanë bërë me beton, gurë e gjëra të tjera

Kujtojmë se aksioni i sotëm i policisë lidhet me rastin e Banjskës që ndodhi më 24 shtator, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy