Lajme

Sulm me thikë në një shkollë në Francë, vritet një mësues e plagosen dy persona tjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 13 October 2023

Një mësues është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë në një sulm me thikë në një shkollë në Francë, thonë zyrtarët, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm francez, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme “Gambetta” në qytetin verior të Arras, ndërsa sulmuesi është arrestuar.

“Sulmuesi bërtiti ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është më i madhi’, gjatë sulmit”, tha policia për agjencinë e lajmeve AFP, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Ai dyshohet të jetë rreth të 20-tave.

Kanali francez BFMTV ka raportuar se edhe vëllai i sulmuesit është kapur nga policia.

Televizioni tha se personi i vrarë ishte një mësues i gjuhës frënge, ndërsa një mësues sporti gjithashtu u godit me thikë dhe u plagos.

Mediat lokale kanë raportuar se sulmuesi ishte një ish-nxënës i shkollës.

Ndërkaq sipas policisë situata është në kontroll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera