Lajme

Gjermania kërkon zbardhjen e sulmit terrorist në Banjskë

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 11 Tetor 2023

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, ka deklaruar se duhet sqaruar sulmi I 24 shtatorit në Banjskë në veri të Kosovës dhe sipas saj duhet të bëhet deskalimi i situatës.

“Situata aktuale nuk është e qëndrueshme për njerëzit në veri të Kosovës, si dhe për njerëzit në Serbi dhe Kosovë në përgjithësi”, tha Konrad për “Blicin” serb.

Sipas saj, është e rëndësishme të krijohen parakushtet për rinovimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të zbatuar Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshjet e këtij viti nga Brukseli dhe Ohri.

-Advertisement-

Ajo po ashtu theksoi domosdoshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat e Kosovës me shumicë serbe dhe kthimin e përfaqësuesve politikë serbë në institucionet e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Në agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy