Lajme

Haradinaj në mbështetje të protestës kundër sulmeve në veri

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 06 Tetor 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë në përkrahje të protestës së organizatave të studentëve në Evropë, kundër sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se angazhimi i rinisë shqiptare dhe i tërë diasporës dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun.

proteste

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy