Haxhiu për lirimin e Radoiçiqit: Serbia, strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve
Autori: Gazeta inFokus
12:25 | 04 Tetor 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke komentuar lirimin e Milan Radoiçiqit, ka thënë se asnjë veprim i Serbisë nuk i befason, pasi sipas saj, shteti serb është strehë për kriminelët e luftës dhe terroristët.
Haxhiu ka thënë se Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët e luftës e nuk do t’i dorëzojë as terroristët, duke aluduar në Radoiçiqin, i cili pasi u arrestua dje nga autoritetet në Beograd, u lirua ende pa i mbushur 24 orë në burg.
“Sulmi terrorist në Kosovë është dirigjuar, siç është dëshmuar, nga Serbia dhe në këtë drejtim, çfarëdo veprimi në raport me këtë çështje, me grupin e armatosur, që e bën Serbia nuk na befason aspak. Serbia nuk i ka dorëzuar asnjëherë kriminelët dhe nuk do t’i dorëzojë as terroristët. Thënë qartë, Serbia është strehë e kriminelëve të luftës dhe terroristëve që para 10 dite bën sulm terrorist në territorin e Kosovës”, ka thënë Haxhiu të mërkurën pas konferencës së publikimit të raportit me titull “(Mos) Zbatimi Aurela i Strategjisë së Sundimit të Ligjit në Praktikë”.
Ministrja Haxhiu ka siguruar qytetarët që institucionet e drejtësisë janë duke bërë punë të mirë për ta hetuar sulmin e armatosur më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku. Por për shkaqe hetimore, ajo ka thënë se s’mund të jep më shumë detaje.
“Përballë një Serbie që nuk distancohet nga e kaluara, dirigjon sulme të armatosura në Kosovë dhe nuk i dorëzon kriminelët dhe terroristët, është vigjilenca, puna e madhe e institucioneve të Kosovës, veçanërisht Policia e Kosovës, njësiteve të hetimeve, njësiteve speciale, Prokurorisë dhe Gjykatës. Institucionet e drejtësisë po e bëjnë punën e tyre. Për shkak të hetimeve, nuk mund të jap detaje çfarë po ndodh. Vetëm desha t’iu siguroj që institucionet po bëjnë punën e tyre”, ka thënë ajo.
I dyshuari për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoçiq i arrestuar dje në Serbi është liruar nga paraburgimi.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































