Lajme

Muja kritikon opozitën: Nuk kanë arsye për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 02 October 2023

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka kritikuar partitë opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se nuk kanë asnjë arsye për ta bërë këtë.

Ai tha se është vërejtur tendencë e tri partive opozitare për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in. Këtu nuk kemi asgjë politike në kushte normale nuk do të duhej të kishte mospajtim. Kemi vërejtur një tendencë nga opozita, nuk i votojnë pa dhënë ndonjë arsye pse nuk i votojnë”, tha Muja.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca të mërkurën dhe të enjten.

“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”, tha Muja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera