Avokati serb: Dyshoj se Radojiçiq do të ndëshkohet, në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 02 Tetor 2023
Kryeterroristi Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili ka qenë i lidhur me krime të ndryshme, nga trafiku i drogës deri te dyshimet për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, sipas pretendimeve të tij është organizatori i konfliktit të armatosur në Banjskë të Kosovës, ku humbën jetën katër persona.
Radoiçiq është marrë në pyetje në polici të shtunën, ndërsa hetimin e rastit e ka marrë Prokuroria e Lartë Publike dhe shtrohet pyetja se sa do të jetë gati për të ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti, duke qenë se drejtohet nga prokurori Nenad Stefanoviq, të cilin opinioni profesional e konsideron të afërt me pushtetin aktual.
Të premten, përmes avokatit të tij Goran Petronijeviq, Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për konfliktin e armatosur në fshatin Banjskë, ndërsa të nesërmen është marrë në pyetje në polici si qytetar. Pas seancës së tij, u njoftua se lëndën e konfliktit në Banjskë do ta marrë Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit, në krye me prokurorin e lartë Nenad Stefanoviq.Ndoshta kjo nuk do të ishte aq e çuditshme nëse imazhi dhe vepra e Stefanoviqit nuk do të kishin qenë të lidhura me afera të shumta në periudhën e kaluar, veçanërisht ato degët e të cilave çuan në majat e shtetit. Kështu ndodhi edhe me prokurorinë e inspektorëve që zbuluan “Jovanjicën”, pastaj prokurorinë e polices që zbuloi detajet e aksidentit që shkaktoi në Dedinjë Nikola Petroviq, kumbari i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, por edhe shumë njerëzve të tjerët.
Pikërisht për këto arsye opinioni profesionist me të drejtë dyshon se Prokuroria e Lartë Publike është e gatshme të ndriçojë të gjitha rrethanat e ngjarjeve në Banjskë. Sidomos po të merret parasysh fakti se Radoiçiq, organizatori i konfliktit, është praktikisht i mbrojtur me ligj vitet e fundit.
Në një intervistë për Nova.rs, avokati Bozho Preleviq tregon se nuk ka gjasa që të përjetojë diçka të tillë.
“Mendoj se në krye të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd është Aleksandar Vuçiq. Prandaj, Prokuroria e Lartë Publike me siguri do të iniciojë një procedurë, dhe se si do të vazhdojë, vetëm mund ta hamendësoj. Këto supozime i nxjerr nga historia e marrëdhënieve me Radoiçiqin. Së pari, prokuroria hoqi dorë nga ndjekja penale për dy çështjet e tij, me sa di unë, ku akuzohej për lëndë narkotike. Së dyti, kundër Radoiçiqit po zhvillohet një procedurë fantazmë lidhur me rrethanat në të cilat u vra Oliver Ivanoviq. “Së treti, nga të gjitha deklaratat e pozitës së lartë të zotit Vuçiq dhe Radoiçiq në listën serbe në Kosovë, shihet se ai është anëtar i preferuar i dyshes Radoiçiq-Veselinoviq”, thotë Preleviq.
Ai tregon se do të ketë pasoja, por nuk është i sigurt se sa mund të quhen dënim.
“Jozyrtarisht, kam dëgjuar se vetë presidenti Vuçiq ka bërë shumë përpjekje për të nxjerrë Radoiçiqin dhe një grup njerëzish që ai udhëhiqte në një aventurë gjoja të padëmshme nga ai korridor, me më shumë viktima sesa ishte informuar publiku. Kur i jep armë një personi të tillë, atëherë është logjike që je në një marrëdhënie të veçantë ku çdo deklaratë e Radoiçiqit mund të të kushtojë. Prandaj mendoj se Radoiçiq do të marrë një dënim të ashpër në formën e fitimit të tenderit”, thotë Preleviq.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































