Stano dënon ashpër ngjarjet e djeshme në Veri: Mund të vendosen masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:27 | 25 Shtator 2023
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave urgjente për shtendosje të situatës në Kosovë dhe e ka dënuar sulmin terrorist të tmerrshëm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha në Bruksel se BE-ja do të përmbahet nga vlerësimet për ngjarjet në veri të Kosovës derisa nuk të jenë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë. Ai tha se BE-ja mund të vendos masa ndaj Serbisë, sikurse ndaj Kosovës, nëse shihet një arsye për këtë gjë.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha hetimet për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë edhe më tutje sipas tij poo bëhen qartësimet e të gjtiha fakteve dhe të hollësive të sulmit të tmerrshëm terrorist.
Video: Peter Stano, zëdhënës i BE-së
“…përderisa nuk janë qartësuar të gjitha faktet dhe dëshmitë të mos jenë identifikuar dhe qartësuar përfundimisht, ne do të përmbahemi nga komentimi i zhvillimeve të caktuara”
Ai përsëriti deklaratën e Përfaqësuesit të lartë të BE-së, të përcjellë edhe në telefonatat me kryeministrin Kurti dhe me presidentin Vuçiq, për dënimin e fuqishëm të sulmit “të tmerrshëm terrorist që u krye ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës.” Ne duhet të gjejmë një rrugë dalëse nga kriza e vazhdueshme dhe të kthehemi në binarët e zgjidhjes së problemit përmes dialogut. Shtendosja është e nevojshme urgjentisht sië është thënë edhe më heret sepse kishim një situatë të tensionuar edhe ditë më parë, edhe javë më parë edhe muaj më parë. Pra, BE ishte shumë e qartë kur bëhet fjalë për pritjet nga njëra palë dhe tjetra, cfarë duhet të bëjnë me qëllim që të kontribuojnë për shtendosje dhe të kthehen në rrugën e një dialogu normal kur s’kemi nevojë të merremi me krizat dhe situatat e rrezikshme siç i shohim tani. Dhe më pastaj ne mund t’iu ndihmojmë atyre që të ecin përpara drejt pajtimit dhe normalizimit”, tha ai.
Stano tha se BE-ja sikur që ka vënë masat ndaj Kosovës do të shqyrtojë mundësinë edhe të masave ndaj Serbisë nëse sheh një arsye për këtë gjë.
“BE-ja ka një qëndrim shumë të qartë. masat e vendosura ndaj Kosovës dhe sërish këto nuk janë sanksione dhe ne nuk e përdorim këtë terminologji, pra këto masa janë vensdosur për shkak të paaftësisë së njërës palë që të përmbushë pritjet për shtendosje. E kemi thënë që nga fillimi dhe BE-ja ishte e qartë që nga fillimi, se këto masa janë të përkohshme dhe ato mund ose të zvogëlohen, varësisht nga zhvillimet në terrren, ose të rriten. Aktualisht ato i janë vendosur Kosovës dhe është thënë qartë se nëse BE-ja sheh arsye ato mund t’i vendosen edhe Serbisë”, tha ai.
Stano tha se rruga e drejt BE-së për të dyja vendet kalon nëpërmjet dialogut dhe të dyja palët duhet të përmbushin obligimet e tyre për t’u integruar në BE.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























