E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi e paqartë? Pushteti e opozita me qëndrime të ndryshme
Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 23 September 2023
Dialogu Kosovë-Serbi po shkon drejt bllokadës, pas dështimit të arritjes së marrëveshjes në takimin e nivelit të lartë më 14 shtator në Bruksel. Betonizimi i qëndrimeve të kundërta për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, e ka vendosur dialogun në një të ardhme të paqartë.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ndërmjetësuesit e dialogut e kanë devijuar marrëveshjen bazë dhe për rifillim të procesit duhet një balancim të qasjes në dialog.
Ndërkaq, opozitarët kritikojnë kryeministrin Albin Kurti se përmes qasjes së tij të gabuar në dialog po i dëmton raportet me aleatët ndërkombëtar.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë për KosovaPress, se zgjidhja e ngërçit aktual në dialog duhet të bëhet përmes një qasje të balancuar të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit për dialog, Miroslav Lajçak.
Ai thotë se aneksi i marrëveshjes së Ohrit duhet të zbatohet pikë për pikë, por njohja de-facto duhet të vendoset në qendër për t’i ikur çfarëdo obstruksioni të Serbisë.
“Tendenca për të devijuar nga marrëveshja e 27 shkurtit mendoj se është kundër qëllimeve të vet Bashkimit Evropian. Përpjekja për të justifikuar pengesat që i qet Serbia për zbatimin e çfarëdo marrëveshje që nga viti 2011 nuk i ndihmojnë procesin.
Ajo çka unë pres është që të ketë një balancim të qasjes në dialog dhe të ketë një përkushtim të palëve, përfshirë edhe BE-në për zbatimin pikë për pikë të marrëveshjes së Brukselit, ku njohja de-facto është në qendër…Kosova nuk e ka opsionin e zgjedhjes së ndërmjetësve, në fakt Bashkimi Evropian është mandatuar edhe nga Asambleja e Këshillit të Sigurimit dhe po ndërmjetëson.
Por, ajo çka ne duhet të potencojmë është se ndërmjetësuesi Lajçak mos e ka tejkaluar linjën e kuqe të devalvimit të plotë si palë, duke u bërë dhe kohë pas kohe duke marrë pozicione të Serbisë. Mendoj se ky dialog nuk i kontribuon tejkalimit të ngërçit dhe as arritjes së marrëveshjes dhe paqes në Ballkanin Perëndimor”, thotë Muja.
Megjithatë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i sheh të gabueshme kritikat publike të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësve të dialogut.
Sipas tij, pas mbështetjes amerikane ndaj ndërmjetësve të dialogut do të vërehen pasojat për Kosovën.
“Është për tu çuditur se një kryeministër i Kosovës mund të mos e di se çka ka nënshkruar. Ajo çka vlen të theksohet është se Kurti i ka prishur të gjitha raportet me faktorin ndërkombëtar, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.
Kurti po e dëmton Kosovën dhe e ka pru vendin që të kemi sanksione nga BE-ja. Kjo do të thotë se me kokëfortësinë e tij po i bënë dëm Kosovës. Është e vërtet se ne nuk jemi që të implementohet një Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe pa njohje nga Serbia.
Por, Kurti që nga fillimi është dashur të ketë parasysh se kur të ulet në tavolinë duhet t’i shikojë dokumentet, analizojë dhe koordinojë me faktorin ndërkombëtar”, deklaron Lekaj.
Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku, thotë për KosovaPress, se Bashkimi Evropian duhet të gjejë një zgjidhje kreative për të dalë nga situata aktuale në dialog.
Ai nënvizon se modelet me sanksione nuk duhet të jenë pjesë e vazhdimit të dialogut.
“Nga përvoja që kemi pasur në dialogun Kosovë-Serbi, jo të gjitha çështjet kanë qenë në përputhje totale në të drejtën si të tillë, sa ka qenë në aspektin politik. Në këtë rrafsh, konsideroj se kjo qasje e palëve nuk do të shpie askund. Kosova pjesën tjetër që e ka është edhe çështja e sanksioneve e cila e rëndon gjendjen e brendshme.
Tani faktori ndërkombëtar do të provojë të gjejë rrugë të tjera, por modelet me sanksione sidomos për Kosovën nuk do të duheshin të ishin pjesë përbërëse e shtytjes së arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, sa do të duhej të kishte një balancim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga ana e lehtësuesit”, thekson Maloku.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 14 shtator kanë pasur takimin e fundit në kuadër të dialogut në Bruksel. Aty nuk pati asnjë rezultat nga takimi i ndërmjetësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti tha se ka propozuar një plan të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa ka kritikuar ndërmjetësit e dialogut dhe presidentin serb, Vuçiq se kanë insistuar vetëm në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Megjithatë, përfaqësuesi i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i ka dhënë mbështetje ndërmjetësuesve të dialogut, Borrell dhe Lajçak, derisa ka kërkuar konstruktivet nga pala kosovare.
Të tjera
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...
-
Dyshohet se e sulmoi fizikisht gruan, burri lirohet në procedurë të rregullt
Një grua në Prishtinë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i ...
-
Shtiu me ạrmë e më pas e gjuạjti atë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është arrestuar dje në Veternjk pasi dyshohet se ka shtënë me armë...
-
Fluks i lartë në pikat kufitare – kolona të gjata tek Dheu i Bardhë
Situata në pikat kufitare të Kosovës duke e stërngaruar si rezultat i ardhjes...