REL nxjerr gënjeshtrat e Vuçiqit gjatë fjalimit të tij në OKB
Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 22 September 2023
Akuzat ndaj Perëndimit në lidhje me Kosovën ishin në fokus të fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në fjalimin e tij gjysmëorësh më 21 shtator, Vuçiq akuzoi vendet perëndimore se kanë “shkelur brutalisht” Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244 të OKB-së duke njohur Kosovën.
Ai i kushtoi kohë ngjarjeve që i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Radio Evropa e Lirë (edicioni në gjuhën serbe) verifikoi saktësinë e pretendimeve nga fjalimi i Vuçiqit.
Mohimi i terrorit policor ndaj shqiptarëve
“Shpjegimet e pakuptimta dhe të parëndësishme, sikurse terrori policor që autoritetet serbe kryen në krahinën e tyre jugore një dekadë më parë (1999), kriza humanitare, dëbimi i popullatës vendase shqiptare, janë vetëm një pikë që ka bërë të derdhet gota me gënjeshtra dhe marrëzira (…)”, ka thënë Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së.
Faktet: Krimet e forcave ushtarake dhe policore kundër civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë u vërtetuan me aktgjykime kundër anëtarëve të udhëheqjes politike dhe ushtarake të RF të Jugosllavisë para tribunalit ndërkombëtar në Hagë.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në vitin 1999, janë vrarë më shumë se 10.000 civilë, prej të cilëve mbi 8.000 ishin të nacionalitetit shqiptar.
Pothuajse 1000 mbetje motorë të shqiptarëve të vrarë të Kosovës u gjetën në varreza masive në Serbi.
Në Kosovë ende zhvillohen kërkimet për rreth 1600 persona të zhdukur, kryesisht pjesëtarë të komunitetit shqiptar.
Bombardimet e NATO-s në RF të Jugosllavisë filluan më 24 mars 1999, pas raportimeve të shumta për shkelje të të drejtave të njeriut dhe dhunë të ushtruar nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullatës shqiptare, shkruan REL, transmeton Telegrafi.
Bombardimi përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999. Pas kësaj u tërhoq ushtria dhe policia serbe nga Kosova.
Sipas të dhënave të UNHCR-së, 230,000 serbë dhe romë janë larguar nga Kosova që nga ardhja e forcave paqeruajtëse dhe 800,000 shqiptarë që u deportuan janë kthyer.
Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Manipulimi me numrin e viktimave të bombardimeve të NATO-s
“Për dallim nga viti 1999, kur bombarduan Beogradin dhe qytetet e tjera të vendit tim, duke lënë një gjurmë të përgjakshme prej disa mijëra civilësh dhe ushtarësh të vdekur…”, tha Vuçiq në OKB.
Faktet: Numri i paspecifikuar i “disa mijëra civilëve dhe ushtarëve të vdekur” gjatë bombardimeve të NATO-s në RF të Jugosllavisë nuk është i saktë.
Shteti i Serbisë asnjëherë nuk ka bërë një listë zyrtare të viktimave të bombardimeve të NATO-s.
Lista e emrave u publikua në vitin 2014, si pjesë e projektit të pajtimit KOMRA, nga Fondi joqeveritar për të Drejtën Humanitare (FDH) në Serbi dhe Kosovë, të cilat merren me dokumentimin e krimeve në territorin e ish-Jugosllavisë.
Sipas atij regjistrimi, në sulmet e NATO-s vdiqën 756 persona, përkatësisht 452 civilë dhe 304 pjesëtarë të forcave të armatosura.
Nga civilët e vrarë, 206 ishin të përkatësisë etnike serbe ose malazeze, 218 ishin shqiptarë, 14 ishin romë dhe 14 ishin civilë të nacionaliteteve të tjera.
Nga bombardimet u vranë 275 pjesëtarë të Ushtrisë Jugosllave (UJ) dhe MPB-së, dhe 29 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në territorin e Serbisë janë vrarë 261 persona, në Mal të Zi 10 dhe në Kosovë 485, sipas të dhënave të FDH-së.
Gjithsej [nga bombardimet e NATO-s] në territorin e Serbisë janë vrarë 261 persona, në Mal të Zi 10 dhe në Kosovë 485, sipas të dhënave të FDH-së.
Krahasimi me krimet ndaj shqiptarëve
“(…) Kur terrori i dukshëm, për të cilin ata vetë thonë se të kujton atë që ndodhi me shqiptarët, bëhet kundër serbëve, nuk ka fatkeqësi humanitare, nuk ka thirrje për veprim, asgjë. Ata janë thjesht të shqetësuar tani, duke ngritur supet, por nëse duhet të marrin ndonjë vendim, gjithmonë do të jetë, siç thanë ata, se të ‘të dyja palët’ janë fajtore”, ka deklaruar presidenti serb.
Faktet: Në këtë pjesë të fjalimit, Vuçiq i referohet krizës aktuale politike në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet nën përkujdesjen e Bashkimit Evropian.
Në të njëjtën kohë, në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, tensionet janë rritur muajt e fundit. Ndërsa Beogradi dhe Prishtina ia kalojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit, Bashkimi Evropian u bën thirrje të dyja palëve që të de-përshkallëzojnë situatën.
Nga fjalimi i Vuçiqit nuk është e qartë se kush po thotë se po vazhdon “terror ndaj serbëve”, e as që “përkujton” atë kundër shqiptarëve në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998/99. Sot në Kosovë nuk ka luftë.
Policia e Kosovës sot nuk kryen sulme të organizuara dhe spastrim etnik të popullatës serbe, as nuk vret civilë, siç ishte rasti në vitet 1998/99, kur ushtria dhe policia serbe kryente krime masive ndaj popullatës shqiptare.
Zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe policorë të Serbisë u dënuan për krime lufte kundër shqiptarëve para gjykatës ndërkombëtare në Hagë.
Shefi i Shtabit të MPB-së së Serbisë, Sreten Lukiq, është dënuar me 20 vjet burg për shpërngulje të detyruar, dëbime, vrasje dhe përndjekje të popullatës shqiptare nga Kosova.
Së bashku me Lukiqin, ish-zëvendëskryeministri i Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) Nikola Shainoviq u dënua në vitin 2014 me 18 vjet burg, ndërsa ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, u dënua me 22 vite burg.
Komandanti i Korpusit të Prishtinës gjatë kohës së luftës, Vladimir Lazareviq, u dënua nga Tribunali me 14 vjet burg për ndihmë dhe nxitje të krimeve në Kosovë, kurse shefi i Shtabit të Përgjithshëm Ushtrisë Jugosllav Dragoljub Ojdaniq u dënua me 15 vjet burg.
Ish-ndihmës ministri i Policisë dhe shefi i Departamentit të Sigurisë Publike të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, Vlastimir Gjorgjeviq, është dënuar me 18 vjet burg për krime lufte, përfshirë edhe transferimin e kufomave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varreza masive.
I akuzuar për krime lufte ishte edhe Slobodan Milosheviq, presidenti i RF të Jugosllavisë.
Ai vdiq në paraburgim në Scheveningen në vitin 2006, përpara se të shqiptohej vendimi përfundimtar ndaj tij.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...