Gratë e punësuara në sektorin privat, cak i ngacmimeve seksuale
Autori: Gazeta inFokus
15:35 | 22 Shtator 2023
Gratë në Kosovë të punësuara në sektorin privat janë të ekspozuara ndaj ngacmimeve seksuale. 64 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual ekziston si fenomen, derisa 10 për qind e tyre pranojnë se kanë qenë personalisht cak i ngacmimit seksual në vendin e tyre të punës. Ndërkaq, 69 përqind e tyre janë shprehur se për shkak të frikës së paragjykimeve ose largimit nga puna nuk kanë raportuar për një akt të tillë. Ndërsa, punëdhënësit kanë thënë se po të ekzistonte kodi i veshjes, nuk do të ekzistonte ngacmimi seksual.
Këto të dhëna u bënë të ditura nga raporti i kompanisë “IDRA”në kuadër të konferencës “Ngacmimi seksual në sektorin privat në Kosovë”.
Menaxherja e projektit dhe hulumtuesja në kompaninë “IDRA”, Dina Vllasaliu tha se gratë kanë pasur tendencë të besojnë se më tepër ekziston ngacmimi verbal se ai fizik. Ajo shtoi se 53 për qind e grave kanë deklaruar se shakatëqë përmbajnë mesazhe seksuale ndodhin shumë shpesh në vendin e punës.
“I kemi pyetur se a janë të njoftuara se çka nënkuptojmë me termin ngacmim seksual. Prej tyre, 76 përqind e mostrës kanë thënë që po, të tjerë kanë thënë që jo se nuk e dinë…Ju kemi thënë që ngacmimi seksual përkufizohet si sjellje e pa dëshiruar e natyrës seksuale e cila cenon dinjitetin tuaj, ju bën të ndjeheni të frikësuar, të degraduar, ose të poshtëruar dhe krijon një mjedis pune armiqësor ose ofendues…Së pari i kemi pyetur a besojnë gratë se ngacmimi seksual është një fenomen që ekziston në Kosovë, në përgjithësi në punë. Prej 64 për qind kanë thënë që po besojnë se ekziston…Gratë kanë pasur tendencë të besojnë më tepër që ekziston ngacmimi verbal sesa ai fizik, pra sa më i rëndë është lloji i ngacmimit aq më pak kanë pasur probabilitet gratë e anketuara të deklarojnë se po ky lloj ngacmimi ekziston…Prej 600 grave të anketuara 53 përqind kanë deklaruar se shakatë që përmbajnë mesazhe seksuale ndodhin shpesh ose shumë shpesh në vendin e punës”, tha Vllasaliu.
Tutje, Vllasaliu u shpreh se 10 për qind e grave kanë thënë që të paktën një herë janë ngacmuar seksualisht në vendin e punës, derisa shtoi se 67 përqind e grave kanëdeklaruar se prej frikës që po humbin vendin e punës, nuk kanë raportuar për raste të tilla.
“Së pari kemi filluar me nëse ndodhë një ngacmim seksual pse mund të mos raportohet, këtu rreth 69 për qind e mostrës kanë thënë që ndoshta thjeshtë gratë edhe nëse ngacmohen kanë frikë se nëse e raportojnë rastin qysh do të ndikonte kjo në familjet e tyre. 67 për qind kanë thënë që gratë ndoshta kanë frikë, se pastaj frikësohen që e humbin vendin e punës.Sa shpesh keni qenë ju ose një kolege që e keni parë me sytë e juaj të ekspozuar ndaj ngacmimeve seksuale. Gjetjet janë të pritshme, 88 për qind kanë deklaruar që kurrë nuk kanë qenë të ekspozuara ndaj ngacmimit seksual personalisht, këtu ekziston një diskrepancë se 5 për qind thanë që nuk besojnë se ekziston ngacmimi seksual, e tash 88 përqind po thonë që nuk ju ka ndodhur kurrë.10 për qind e grave kanë thënë që po të paktën një herë janë ngacmuar seksualisht personalisht ato, ose e kanë parë ndonjë kolege”, tha Vllasaliu.
Përveç anketimit të 600 grave, raporti përmban 20 intervista tëpunëdhënësve, kryesisht nga departamente njerëzore, të cilët janë pyetur rreth kësaj çështje.
Hulumtuesja e projektit, Dina Vllasaliu potencoi punëdhënësit kanë thënë se nuk është mbajtur asnjëherë ndonjë trajnim rreth ngacmimit seksual, derisa shtoi se sipas tyre po të ekzistonte kodi i veshjes, nuk do të ekzistonte ngacmimi seksual.
“Për intervista kemi marrë 20 intervista nga punëdhënësit, kryesisht i kemi targetuar personat që punojnë në departamentet të burimeve njerëzore. fillimisht i kemi pyetur a besojnë se ngacmimi seksual ekziston në Kosovë…Shumica kanë thënë që po besojnë fuqimisht që ekziston por është më i shprehur në mënyrë verbale dhe jo në mënyrë fizike. dua ta citoj një prej të intervistuarve ka thënë se ‘Mendoj se ngacmimi seksual është verbal dhe lind për shkak të mentalitetit tonë kulturor dhe injorancës se si të flasim me dikë. Mendoj se shumica e ngacmimeve janë të pa fajshme dhe ndodhin, sepse shumë individ nuk kanë aftësi profesionale komunikuese dhe bëjnë shaka të pa përshtatshme.Shumë punëdhënës kanë thënë “hajt bre se nuk ka problem, se edhe nëse ngacmohen ashtu e marrin gratë”, se nuk që përnjëmend kanë dashur t’i ngacmojnë, personi që ka ngacmuar…Asnjë nga kompanitë e intervistuara nuk kanë thënë që kanë programe specifike ose ndonjëherë kanë trajnuar punonjësit e tyre sa i përket kësaj teme”, tha Vllasaliu.
Se gratë e punësuara në sektorin privat janë të ekspozuara ndaj ngacmimit seksual e thotë edhe drejtoresha ekzekutive nëQendrën Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli e cila u shpreh se gratë janë të punësuara në pozita shumë të ulëta dhe nuk kanë biznese tëtyre.
“Ngacmimi seksual është diskriminim që bazohet në gjini, dhe prek më shumë gratë në Kosovë. Gratë janë të punësuara në pozita shumë të ulëta në Kosovë edhe nuk kanë biznese të tyre në sektorin privat. Sot, e pashë organizatën tjetër GAPqë merret me çështjen e punësimit, nxjerri një raport ku vetëm 18 për qind e grave në Kosovë, kanë biznese dhe ato biznese janë tepër të vogla, numri është tepër i madh, kështu që gratë në Kosovë, janë të punësuara kryesisht tek burrat që udhëheqin me biznese. Kemi takuar edhe biznese, ka biznese që kanë krijuar politika…Ne duhet ta përqafojmë më shumë këtë temë…Për neve është tepër me rëndësi për t’i larguar barrierat e grave prej tregut të punës, për ta larguar edhe atë gjuhën diskriminuese e cila ende pa hyrë në punë thërret për ngacmim seksual, sepse kërkohet një grua tipike për një pozitë të ultë, kërkohet sekretaresh një moshë e caktuar, pyetet a është e martuar”, tha Demolli.
Ndërkaq, ambasadorja e Mbretërisë sëHolandës, Carin Lobbezoo tha se ngacmimi seksual është një çështje e vështirë, e ndjeshme dhe emocionale për t’u trajtuar.
“Ngacmimi seksual është një çështje e vështirë, e ndjeshme dhe emocionale për t’u trajtuar, që duhet diskutuar në ekipet e kolegëve, si ta njohësh atë, por edhe të përcaktosh së bashku kufijtë e asaj që është dhe çfarë nuk është sjellje e pranueshme në vendin tuaj të punës. Ky diskutim në ekipe në të gjitha nivelet do të na bëjë të ndërgjegjësohemi se çfarë është kjo sjellje, çfarë bën kur lihet në sfidë, çfarë mund t’u bëjë njerëzve, dhe cili është roli ynë kur ngacmimi seksual shfaqet në vendin tonë të punës. Çfarë pranojmë? Çfarë nuk pranojmë? Kur flasim? Si të sigurohemi që viktima të dëgjohet dhe dhunuesi të qortohet? Kjo mund të jetë e vështirë siç thashë, por mendoj se është gjithashtu e vlefshme investimi në ekipe në çdo nivel organizate. Çelësi në adresimin e kësaj çështjeje dhe një lojtar kyç në këtë, dhe agjentët e ndryshimit janë shumë shpesh kërcënimi për veten e tij, ai person duhet të japë shembull, mendoj unë”, tha Lobbezoo.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































