Lajme

Zelensky përballet me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 20 Shtator 2023

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku aty do të përballet me Rusinë për herë të parë që nga fillimi i luftës.

Ndërsa Rusia po vazhdon pushtimin e Ukrainës, Zelensky vazhdon ofensivën e tij diplomatike në Nju Jork ku janë mledhur liderët botërorë.

Kurse prezent aty nuk janë presidenti rus Vladimir Putin dhe ai i Kinës Xi Jinping, raporton Euronews.com.

-Advertisement-

Kjo është hera e parë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt të vitit 2022 që Zelensky do të flasë personalisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Nuk dihet se a do të marrë pjesë në këtë takim përfaqësuesi i Rusisë, kryediplomati Sergey Lavrov.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy