Lajme

Pejë: Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që goditi për vdekje dy këmbësorë

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 17 Shtator 2023

Dy këmbësorë u goditën për vdekje të shtunën mbrëma në Ozdrim të Pejës.

Lidhur me rastin është ndaluar një person, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës Shkodran Nikçi, tha për Klan Kosova se ndaj L.E është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh.

-Advertisement-

“Nën dyshimin se ka kryer dy vepra penale “Rrezikim i trafikut publik” dhe “Mosdhënia e ndihmës pas aksidentit”, tha Nikçi.

Si pasojë e tri aksidenteve që ndodhën të shtunën në Kosovë vdiqën pesë persona.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy