Rruga që rrezikon çdo ditë banorët, kërkojnë nënkalim e rreth-rrotullim
Autori: Gazeta inFokus 17:50 | 17 September 2023
Banorëve të fshatit Gllamnik të Podujevës po u rrezikohet jeta çdo ditë për shkak të mungesës së rreth rrotullimit dhe nënkalimit në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Para pak ditësh, një vajzë 16 vjeçare humbi jetën tragjikisht në këtë pjesë, duke kaluar rrugën.
Banorët ankohen se nëse nuk do të bëhet zgjidhje, do të detyrohen t’i ndalin fëmijët nga shkolla ose të lëshojnë fshatin.
Prindërit treguan se detyrohen të paguajnë transport për fëmijët e tyre për t’i dërguar në mësim, ani pse largësia e fshatit me shkollë është rreth 300 metra.
Babai i dy fëmijëve nga fshati Gllamnik, Kastriot Veliu tha për KosovaPress, se për shkak të shpronësimit nuk po mund të finalizohet nënkalimi që prej katër vitesh, derisa potencoi se ky problem po e detyron që ta lëshojë Kosovën.
“Problemi këtu të nënkalimi është shteti, qeveria, ministria. Nuk kanë bërë shpronësim, dhe arsyeja është që këtu para 10 ditëve ka pas vdekje. Ka vdekur një vajzë 16 vjeçare. Edhe deri kur qeveritë tona, se jo vetëm kjo, por edhe qeveritë paraprake ngihen gjak të popullit tonë, me vdekje dhe me fatkeqësi. Është shkolla, çfarë mënyre mund ta kaloj unë rrugën me dërgu fëmijën në shkollë? Kush jep përgjegjësi, nëse mua më ndodh diçka, ose fëmijës tim? Ku jetojmë ne, deri tash nuk më ka interesuar të dal jashtë vendit. Kjo vdekje këtu, po më shtynë çdo ditë e më shumë të bindem me ikë prej këtij vendi me familje. …Nuk është duke u rregulluar nënkalimi, është në pyetje vetëm shpronësimi, nuk është bërë. Nuk i kanë ardhur asnjë ofertë prej zyrtarëve dhe punimet janë ndal. Po janë shpreh të gatshëm banorët, nëse bëhet shpronësimi”, tha Veliu.
Veliu shtoi se për shkak të mungesës së nënkalimit, çdo ditë ndodhin aksidente dhe se shpejtësia e automjeteve është e madhe, krahasuar me shpejtësinë e lejuar.
“E kemi këtë problem qe katër vite. Ka vdekur edhe tek marketi përballë, në derë të marketit ka pasur vdekje, ka përditë aksidente, është rruga shumë e drejtë. Policë ka vetëm një herë në javë dhe nuk ka më shumë…E kemi edhe si opsion ta bllokojmë rrugën komplet, edhe le të na shkelin (aksidentojnë) të gjithëve. Të gjithë fshatin përnjëherë, jo një nga një, të na shkelin të gjithëve dhe të qetësohet edhe qeveria prej neve. (Si ka ndodhur aksidenti i 16 vjeçares)…Aksidenti ka ndodhur në ora 9:39 minuta saktësisht. Këtu ka qenë xhenazja duke e kaluar rrugën. Sipas supozimeve, ka marrë në thua në mbrojtëse në mes, edhe është rrëzuar në veturë… Shpejtësia e veturave, asnjëherë nën 80 km/h, asnjë veturë nuk vozitë nën standarde të rrugës që është 50 km/h. Nuk ka asnjë sinjalizim të shkollës”, potencoi Veliu.
Se nxënësit hasin në vështirësi për të shkuar në shkollë, për shkak të pamundësisë për të kaluar rrugën pa u rrezikuar, e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit, Osman Bahtiri, derisa theksoi se nënkalimi po përdoret për nevoja fiziologjike, ose edhe për përdorim të substancave narkotike.
“Ky vendkalim në vend që të përdoret për nevojat e qytetarëve të Gllamnikut, edhe për nevojat e nxënësve, që është qarkullimi i madh i nxënëseve në shkollë, tash ky nënkalim përdoret për gjëra të ndyta, këtu nxënësit hyjnë kryejnë nevojat, bëjnë ndoshta gjëra që unë nuk i kam parë, tash ka hyrë në modë edhe këto hashashet e këto, mund të ndodhë është vend strehim për rini dhe për nxënësit e shkollës. … Ne jemi të detyruar të paguajmë transport, sa është me rëndësi çmimi, falënderohem atyre të cilët i kemi organizuar dhe na kanë mundësuar, se përndryshe ish dashur që fëmijët ose ta ndërprenë shkollimin ose të bëjnë një zgjidhje diku tjetër, se nuk ka mundësi prindi tash për ditë ta sjellë fëmijën e vet se duhet të punojë”, tha Bahtiri.
Përveç kësaj, Bahtiri u shpreh se problem tjetër, që po u rrezikon jetën banorëve të fshatit Gllamnik dhe fshatrave të tjera përreth, është mungesa e rreth rrotullimit në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Ai shton se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të bëra në Ministrinë e Infrastrukturës, për ndërtimin e rreth rrotullimit, ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje pozitive.
“Është këtu pika kryesore që e lidhë fshatin Gllamnik në fshatrat e tjera me magjistralen Podujevë-Prishtinë. Këtu gravitojnë edhe fshatrat tjera, në këtë vendkalim, lidhen edhe fshatrat tjera, një pjesë e fshatit Dumosh, një pjesë e fshatit Sveçël, të cilët e kanë qarkullimin e bëjnë transportin për Prishtinë dhe Podujevë, e kanë pikën shumë të afërt. I kemi këtu që gravitojnë edhe lagjet tjera të fshatit Gllamnik, si lagja Kosumi, Gjakaj, Podvorica, të gjitha këto janë pjesë të Gllamnikut. Ne e kemi pasur më herët një organizim që kemi kërkuar një rreth rrotullim të gjithë qytetarët për nevojat e fshatarëve, të cilët gravitojmë këtu. … Për rreth rrotullim i kemi peticionet qysh prej vitit 2021. Atëherë kur kemi filluar, i kemi peticionet e të gjithë qytetarëve këtu, për një kohë shumë të shkurtër kanë dalur të gjithë, por e kemi ndaluar mos të bëjnë ndërprerje të rrugës për shkak se nuk kemi dashur të bëjmë diçka të madhe, por ndoshta në të ardhmen ose duhet të mbyllet kjo pjesa, ose të bëhet rreth rrotullimi”, tha Bahtiri.
Ai u ankua edhe për mungesën e ndriçimit në këtë pjesë, që sipas tij, po u vështirëson qarkullimin e nxënësve dhe banorëve të tjerë.
Se një rreth rrotullim është i domosdoshëm të ndërtohet në këtë fshat, e thotë edhe banori Ylber Ajeti, i cili shprehet se janë çdoherë në rrezik për t’u aksidentuar.
“Kemi problem për çdoherë se ka aksidente shumë, ka shkelje të njerëzve shumë, shpejtësia e madhe. Kemi nevojë që ta kemi një rreth këtu, dhe duhet patjetër të bëhet se lidhë shumë fshatra të tjera kjo rrugë, çdoherë jemi në rrezik sa herë të kyçemi në rrugë për të dalë për Podujevë. …shumë po rrezikohen fëmijët, ka nxënës që shkojnë pa kombi, ka edhe që shkojnë me kombi, është rrezik, çdoherë kalojnë qytetarët. Shumica kanë menduar edhe ashtu, kanë menduar të largohen se është shumë rrezik”, tha Ajeti.
Në fshatin Gllamnik, më datën 31 gusht, një automjet ka goditur vajzën e moshës 16 vjeçare. Ndërsa është raportuar disa herë për aksidente në këtë pjesë të Podujevës.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 19 maj
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim nënsekretaren e Departamentit të Shtet...
-
Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje
Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët ame...
-
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Analisti dhe profesori amerikan i universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, ...
-
“Ne jemi krenarë për partneritetin me Kroacinë”, Osmani uron Plenkoviqin për mandatin e tretë si kryeministër
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandat...
-
Isufaj për rastin e Sekiraqës: Ne kemi bërë punën tonë
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj për RTKlive, nuk ka dashu...
-
Tahiri – Kurtit: Mbi 87 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin, mos abuzo me shifra imagjinare
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...
-
Hapet rruga Gjakovë-Dollc në fshatin Volljakë
Është hapur për qarkullim rruga Gjakovë-Dollc, në fshatin Volljakë. Inxhinie...
-
Kosova dhe ShBA-ja nesër nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim n...
-
Haradinaj nis vizitën në Gjermani, takon strukturat e AAK-së në Bavari
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me bashk...
-
Presidentja Osmani takon homologun bullgar, e falënderon për mbështetjen në procesin drejt anëtarësimit në KiE
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Bullgari në ngj...
-
Tre persona bien në kontakt me energjinë elektrike në Dhërmi, vd*es njëri prej tyre
Pronari dhe dy punonjës të një hoteli në Dhërmi dyshohet se duke punuar me nd...
-
Për çfarë akuzohet Enver Sekiraqa?
Gjykata e ka dënuar me 3 maj 2024, Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxi...