Ministria e Arsimit ndan bursa në vlerë 500 euro për nxënësit e drejtimeve deficitare
Autori: Gazeta inFokus
17:18 | 17 Shtator 2023
Ministria e Arsimit do të ndajë bursa për nxënësit e drejtimeve deficitare dhe për drejtimet teknike për vitin shkollor 2023/2024.
Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa numri total i bursave është për 70 nxënës.
Me qëllim të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, Ministria e Arsimit ndanë bursa për nxënës në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në drejtimet deficitare si dhe bursa për vajza në drejtime teknike. Këshilltarja për media në Ministrinë e Arsimit, Edona Maliqaj tha se në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e shkollave profesionale, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat.
“Bursat për drejtimet deficitare janë: Teknik për dizajnin e medieve interaktive, Instalues elektrik, Veterinë, Mekatronikë, Asistent i turizmit dhe udhëtimeve, Përpunimi i drurit/zdrukthëtar, Hortikulturë.
Pra, të gjitha drejtimet e lartpërmendura konsiderohen si drejtime deficitare andaj edhe kemi vendosur t’iu ndajmë bursa. Ndërkaq, bursat për vajza në drejtimet teknike vlejnë për këto drejtime: Metalpunues ,Instalues elektrik, Instalues i ngrohjes, Klimatizimit dhe ujësjellësit, Automekanik, Teknologjia e riciklimit, Teknik i sistemeve të TIK-ut”, tha Maliqaj.
Drejtori i Shkollës “Shtjefan Gjeçovi”, në Prishtinë, Blerim Gërvalla tha për Radio Kosovën se drejtimi më deficitar është Metalpunues, e që sipas tij, ka shumë nevojë tregu i punës. Por, ai tha se për këtë degë, Ministria ndan bursa vetëm për vajzat, e që siç tha, nuk ka asnjëherë interesim nga vajzat për të vijuar mësimin në këtë drejtim. Gërvalla inkurajoi që për drejtimet Metalpunues dhe Automekanik, të ndahen bursa edhe për djem.
“Është shumë e vështirë në Kosovë që një familje të orientojë vajzën në drejtimin Metalpunues ose Automekanik. Prandaj, unë mendoj që këtu duhet të përmirësohet, në këto profile duhet të jepen bursa edhe për djem. Do të shkojë edhe një periudhë e gjatë që në drejtimet Metalpunues dhe Automekanik, vajzat të synojnë që të regjistrohen. Në këto profile duhet të vijnë edhe djemtë, sepse janë shumë të kërkuara në tregun e punës, e ndërkohe edhe djemtë hezitojnë të regjistrohen. Nuk diskutohet asnjëherë vendi i punës për metalpunues dhe pagat janë shumë të mira, rreth 800 deri në 1 mijë euro”, deklaroi Gërvalla.
Drejtori Gërvalla tha se Ministria e Arsimit dhe DKA-të është mirë që ta rrisin numrin e bursave, pasi sipas tij, nevojat e tregut të punës për këto profile janë shumë të larta dhe nxënësit hezitojnë të regjistrohen në ato drejtime.
“Me dhënien e bursave, unë besoj shumë që kjo do të ndikojë pozitivisht në shtimin e numrit të nxënësve që do të regjistrohen në këto profile. Inkurajoj që ky numër të shumëfishohet dhe jam shumë i bindur që interesimi i nxënësve do të rritet, madje edhe i atyre me rezultate të shkëlqyeshme”, tha ai.
Vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa numri total i bursave është 70, prej tyre 40 në drejtimet deficitare dhe 30 në drejtimet teknike, raporton televizioni publik.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























