Muharremi kritikon Kurtin: Kështu e kemi humbur Nishin e Shkupin
Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 15 September 2023
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin duke thënë se Kurti po aplikon politika që kanë kthyer aleatët tanë në miq të kundërshtarëve dhe kjo është shumë e rrezikshme, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se kështu e kemi humbur edhe Nishin e Shkupin duke thënë “Nëse se ke fuqinë dhe forcën në terren, duhesh me pas aleatët e fuqitë e mëdha me ty… e nëse nuk ke as fuqi as forcë në terren dhe gjithashtu i ke humbur aleatët e fuqitë e mëdha, ti ke humbur kokën tënde dhe lojën”.
“Në Selanik thuhet që kanë folur shqip në Kuvend atje. E për shqipëtarët etnik të Ballkanit kanë jetuar në Nish, ndërsa në Shkup kanë qenë shumicë. I kemi humbur të gjitha. Pse? Saktësisht me këto politika dhe veprime sikurse tani Qeveria. Për shkak që fuqia jonë relative në ushtri, ekonomi dhe arsim është më e vogël sesa fqinjëve agresiv, një ndër mënyrat më strategjike me fitu në këtë lojë është demostruar që është alenaca me fuqitë globale. Rugova fillimisht edhe Thaçi më vonë e kuptuan dhe aplikuan. Kosova për herë të parë pas se paku 600 viteve doli fitimtare dhe arriti suksesin më të madh në histori të saj falë mençurisë strategjike të njerëzëve të saj. Sikurse ne të kishim refuzuar bashkëpunimin dhe të kishim luftuar Ushtrinë e Millosheviqit pa NATO’n, mesiguri sot Republika e Kosovës nuk do të ekzistonte, ndërsa në Kosovë shqiptarët etnik vendas do të ishin pakicë kombëtare”, ka shkruar Muharremi.
Ndryshe ai ka shtuar se ne veriun duhet me integruar me incentiva ekonomike pozitive. Me zhvillu ekonominë lokale dhe rajonale andej.
“Këtë gabim ne kemi bërë gjithmonë në histori me shekuj dhe kemi humbur vazhdimisht. Millosheviqi e ka bërë këtë gabim në Kosovë dhe e ka humbur Kosovën. Ne e kemi vetëm një gjasë, e ajo është partneritet me aleatët nga të cilët aq shumë mvaremi se ende se kemi konsoliduar sigurinë kombëtare. U tha më lartë, nëse ske fuqi e forcë, duhesh me pas aleatët e fuqitë e mëdha me ty… nëse ske as fuqi as forcë dhe ke humbur aleatët… ti ke humbur kokën dhe lojën dhe është koha me reflektuar seriozisht me dhe ndalë këtë marëzi”, ka shtuar tutje Muharremi./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij:
Të tjera
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...