Lajme

Studentët s’duan ta studiojnë Gjuhën dhe Letërsinë

Autori: Gazeta inFokus 21:43 | 08 September 2023

Në afatin e parë në departamentin e gjuhës shqipe në Universitetin e Prishtinës aplikuan 20 veta e që të gjithë u pranuan.

Në këtë departament mbetën edhe 40 vende të lira të cilat u synuan që të mbusheshin në afatin e dytë, por që në këtë afat aplikuan vetëm 34 studentë.

E Bardh Rugova, shef i këtij departamenti, tha se studentëve po u bëhet presion për të mos u regjistruar aty.

-Advertisement-

Më keq se departamenti i Gjuhës është ai i Letërsisë Shqipe, në të cilin në afatin plotësues kanë aplikuar 17 persona e në të parin vetëm 6, pesë nga të cilët janë pranuar.

Ndërsa dekanja e këtij Fakulteti Lindita Rugova thot se ka një mosinteresim global për të studiuar dijet humanistike.

E për këtë, Rugova ia lë fajin Ministrisë së Arsimit, që sipas saj, më 2013 e ka aprovuar një vendim, me të cilin e ka hequr masterin e mësimdhënies së gjuhës dhe atë të letërsisë shqipe dhe i ka bartur, pa vullnetin e Filologjikut, në Fakultet të Edukimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera