Deklarata e Stoltenberg për veriun, ekspertët ushtarakë: NATO ka filluar të ashpërsojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
21:30 | 08 Shtator 2023
Pasojë e veprimeve të pakoordinuara me ndërkombëtarët po vlerësohet të jenë deklaratat e shefit të NATO-s, i cili kërkoi që Policia e Kosovës të mos zbarkojë në veri pa miratimin e KFOR-it. Ish-krerë të institucioneve të sigurisë vlerësojnë se një gjë e tillë mund ta kthej Kosovën prapa, përderisa janë të mendimit se Policia nevojitet për rend dhe ligj edhe në atë pjesë të vendit
Hiç më pak se 10 vjet kanë kaluar prej kur FSK-ja nuk shkelë veriun e Kosovës.
Kjo gjë tash e ditur prej një marrëveshjeje të nënshkruar, edhe është respektuar nga ky institucion i sigurisë.
Por rrethanat janë të tjera kur në pyetje vie Policia e Kosovës, e cila vepron dhe operon atje me të gjitha njësitet, përfshirë ato elitare pa pasur nevojë për leje nga dikush.
Të paktën kështu ka ndodhur deri të enjten, përpara një deklarate të shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg i cili kërkoi që pa miratimin e KFOR-it, as uniforma e kaltër të mos zbarkojë në atë pjesë të vendit.
Rreth kësaj kërkese e veprimeve të ardhshme të ministrisë që e ka nën mandat policinë, nuk ka kthyer përgjigje dikasteri që e udhëheq Xhelal Sveçla.
Por, pikërisht për shkak të veprimeve të këtij të fundit në veri, ka ardhur tash kjo kërkesë, sipas ish-komandantit të FSK-së, Kadri Kastrati.
Megjithatë, ai mendon se luftimi i krimit e kontrabandës atje duhet të vazhdojë nga Policia.
“Kam frikë shumë se që mos po kthehemi shumë vite mbrapa që veriu të jetë në një mënyrë protektorat i NATO-s apo më e keqja, mos të kthehet ajo nën UNMIK-un. Është si një mesazh i qartë se në të ardhmen duhet të jenë veprimet e koordinuara, me NATO-n përmes KFOR-t dhe partnerët tanë strategjikë”, ka thënë Kastrati.
Ndërsa për ish-zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Selami Shkodra, është përgjegjësi e ekzekutivit që të sqarojë me ndërkombëtarët prezencën e Policisë në pjesën veriore.
“Kjo lë të kuptohet se zhvillimet nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur dhe aleanca me gjasë, ka filluar të ashpërsojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën lidhur me zhvillimet në veri të vendit. Mendoj se institucionet duhet të sqarohen sa më shpejt që është e mundur me aleatët tanë për ti shpjeguar se dërgimi i njësive policore në pjesën veriore të vendit, është në funksion të zbatimit të ligjit, të luftimit të krimit dhe shpërbërjes definitive të grupeve të organizuara kriminale”, ka thënë Shkodra.
Policia e Kosovës, me theks njësitet speciale kanë qenë më shumë prezente muajt e fundit në komunat veriore të Kosovës, pas tensioneve atje lidhur me moslejimin e kryetarëve në objektet komunale, e protestat e vazhdueshme të serbëve lokalë./RTV Dukagjini/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























