Lajme

Vdes një person në Klinë – u gjet i shtrirë në rrugë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 11 Shtator 2023

Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.

Policia ka njoftuar se viktima mashkull është hasur i shtrirë në rrugë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është hasur i shtrirë në rrugë, njësitë policore dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë kanë dalur në vendin e ngjarjes, viktimës iu është dhënë ndihma e parë pastaj është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. Mjeku përgjegjës në spitalin e Pejës ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy