Sport

​Çekia-Shqipëria, formacionet zyrtare

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 07 September 2023

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Fortuna Arena” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Republikës së Çekisë dhe Kombëtares së Shqipërisë.

Ndeshja e sotme e cila luhet në Pragë i takon fazës së grupeve të kualifikimeve drejt Kampionatit Evropian Euro 2024, raporton KosovaPress.

“Kuqezinjtë” e Sylvinhos rikthehen nga fitoret ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë, fitore këto të cilat e pozicionojnë Shqipërinë në vendin e dytë në Grupin E me gjashtë pikë të arkëtuara.

-Advertisement-

Në anën tjetër, Çekia pas tri ndeshjeve të zhvilluara ka arritur të arkëtojë shtatë pikë (fitore ndaj Ishujve Faroe e Polonisë dhe barazim Moldavinë), bilanc ky i cili momentalisht i siguron vendin e parë në grup me një pikë më shumë se Shqipëria.

Të dy këto kombëtare janë përballur vetëm një herë me njëra-tjetrën, ku në miqësoren e zhvilluar në qershor të vitit 2021, Çekia e mposhti Shqipërinë 3:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy kombëtaret do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Çekinë nuk paraqiten Doudera, Jurasek dhe Schick kurse te Shqipëria mungojnë Kumbulla dhe Laçi.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy