Lajme

Blinken dhe Kuleba ushqehen në McDonald’s në Kiev

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 07 September 2023

Patatet e skuqura dhe kroasant me vishnje, këto ishin ushqimet që shijuan ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe kolegu i tij amerikan Antony Blinken gjatë rihapjes së një lokali të McDonald’s në Ukrainë pas pushtimit rus.

Dyshja e kryediplomatëve gjetën pak kohë që të shijojnë specialitetet në McDonald’s që u rihap në Kiev pak para një konference të përbashkët për gazetarë, pasi që Blinken u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, transmeton Telegrafi.

Teksa po shijonin ushqimin, Kuleba kujtoi momentin kur telefonoi Blinkenin pas pushtimit rus për t’i treguar sesa i rëndësishëm është rikthimi i zinxhirit të McDonald’s në Ukrainë.

-Advertisement-

“Duket se Sekretari më ka dëgjuar dhe se më ka premtuar se do të sheh se çfarë mund të bëjë”, tha Kuleba.

Disa ditë më vonë ekipi i tij pranoi një telefonatë nga ambasade amerikane lidhur me kërkesën e tij.

“Mendoj se do të ketë McDonald’s… kështu filloi rikthimi i McDonald’s dhe kjo është arsyeja pse sonte jemi këtu”, shtoi ai.

Zinxhiri më i madh i lokaleve ku shërbehet ushqimi i shpejtë, pati mbyllur të gjitha lokalet në Ukrainë dhe Rusi në mars të vitit të kaluar, pas pushtimit rus në këtë vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera