Lajme

Shefi i EULEX-it del në terren në Mitrovicë, i interesuar për nevojat dhe shqetësimet që lidhen me sigurinë

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 05 September 2023

Shefi i ri i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka vizituar rajonin e Mitrovicës.

Barbano e ka konsideruar një vizitë të tillë tepër të rëndësishme. Ai ka takuar edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Pata mundësinë të dëgjoj me interes përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërinë civile për nevojat dhe shqetësimet që ndërlidhen me sigurinë e njërëzve”, ka shkruar Barbano.

-Advertisement-

Ai tutje ka thënë se personalisht ka risiguruar ata për përskushtimin e e palëkundur të EULEX-it në promovimin e lirivë të njeriut dhe sigurisë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Unë personalisht i sigurova ata për përkushtimin e palëkundur të EULEX-it për të promovuar të drejtat e njeriut dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka shkruar Barbano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera