Kryetari i Zubin Potokut: Nuk shoh kushte për zgjedhje të afërta, dorëheqjet janë më të dinjitetshme
Autori: Gazeta inFokus
19:33 | 05 Shtator 2023
Është miratuar udhëzimi administrativ përmes të cilit qytetarëve në katër komunat në veri të vendit përmes peticionit do t’u mundësohet që të vendosin nëse janë pro apo kundër shkarkimit të kryetarëve të katër komunave në veri të vendit.
Lidhur me këtë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, shprehet se e sheh si iniciativë që nuk mund të ketë suksesin e duhur dhe se lë për të dëshiruar se sa është ligjore, meqenëse siç tha, neni 72 i Kushtetutës e qartëson këtë situatë dhe ndoshta s’ka pasur nevojë për këtë iniciativë hiç.
“Në bazë të asaj çka shohim në terren, nuk shoh kurrfarë kushtesh qoftë për zgjedhje, qoftë për këtë iniciativë, nuk shoh asnjë kusht që mund të ketë ndonjë palë zgjedhje të menjëhershme këtu”, ka deklaruar Zeqiri.
“E them këtë për shkak se nuk varet prej zgjedhjeve vetëm prej pakicës, komunitetit shqiptar që është nëpër këto komuna, pra varet shumë prej shumicës, kurse shumica është e barrikaduar në atë që nuk i përgjigjet asnjë iniciative shtetërore. Për atë e them se nuk shoh kushte që mund të mbahen ndonjë palë zgjedhje të afërta këtu. Shkon proces i gjatë dhe s’besoj qe serbët do t’i përgjigjen asaj iniciative”, deklaroi Zeqiri.
Ai tutje foli edhe rreth asaj se nëse më mirë do të kishte qenë shkarkimi apo ndonjë iniciativë tjetër – ndonjë marrëveshje politike për dhënie vullnetare të dorëheqjeve.
“Unë jam shprehur gjithmonë që dorëheqjet janë më të dinjitetshme dhe për neve si kryetarë, por edhe për qeverinë në këtë aspekt”, tha ai në Klan Kosova.

T� tjera
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...


































