Lajme

Raci: Macron foli për herë të parë për ndëshkimet e mundshme ndaj Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 05 September 2023

Analisti politik, Gazmir Raci ka komentuar deklaratat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbinë.

Derisa i gjithë debati në publik u bë sa i përket sanksioneve për Kosovën që mund të jetë edhe shtyerja e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën, Raci ka thënë se presidenti Macron ka folur për cështje të tjera më të rëndësishme sesa sanksionet.

E kjo sipas tij është sanksionimi i mundshëm i Serbisë, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Kosova i ka bërë hapat për shtensionim të situatës në veri. Presidenti Macron ka folur për çështje shumë më të rëndësishme sesa sanksionet. Ai foli poashtu për herë të parë edhe për ndëshkimet e mundshme ndaj Serbisë. Masat e BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen”, shkruan analisti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera