Mesazhi emocionues nga gruaja që po lufton me tumorin: “Sot kur po e rrëfej këtë histori, sëmundja ka marrë hov e po më godet gjithandej trupi”
Autori: Elvira Haxhiu
19:41 | 03 Shtator 2023
Një rast i një gruaje që u operua nga kanceri i gjirit, u bë shkas që një grua e cila deshi të mbetej anonime të rrëfej historinë e saj dhe të jap një mesazh të fuqishëm për të gjithë.
Gruas e cila deshi të mbetej anonime në këtë tekst do t’i referohemi me emrin “Thana”.
Për më shumë se 8 vite Thanës i është paraqitur një tumor në tru. Sipas, saj ky tumor nuk do të shkaktonte probleme të mëdha nëse shëndeti mendor dhe gjendja emocionale do të ishin stabile.
Në rrëfimin ekskluziv të Thanës për Infokus, ajo flet për vështirësitë që kaloi për këto vite.
Thana tregon se gjatë kësaj periudhe, tre njerëzit e saj më të afërt shkuan për të jetuar larg nga Kosova.
Për këto vite, Thana u përball edhe me frikën për humbjen e së ëmës. Gjithashtu, ajo humbi edhe kafshën me të cilën ishte shumë e lidhur.
E sikur të mos mjaftonin këto, gjatë këtyre viteve ajo gjeti dhe humbi dashurinë më të madhe, e kuptoi nga mjekët se nuk mund të bëhet nënë.
“Kam punu shumë e kurrë nuk kam mujt me u stabilizu financiarisht, trajtimet nëpër kohë, kanë pas shumë shpenzime… Jam ndarë nga bashkëpunëtori më i afërt i një dekade”, tregoi Thana.
Këto janë vetëm disa vështirësitë që Thana kaloi për këto vite.
Ndërsa, sot kur po e rrëfen këtë histori, sëmundja ka marrë hov dhe po e godet gjithandej trupit.
“Por, unë jam ende në këmbë. Më dridhen shpesh, herë nga shëndeti e ndonjëherë kur e shoh personin që e dua, por vazhdoj me qëndru”, deklaroi ajo.
Edhe pse me shumë vështirësi e sfida, Thana gjeti forcën që t’i japë disa këshilla për ata që po kalojnë periudhë të vështirë por jo vetëm.
Këto janë këshillat e Thanës për të gjithë:
– Hani vetëm ushqimet që ju pëlqejnë juve.
– Punoni shumë, shumë, atë që ju pëlqen. Nëse jeni të papunësuara, bëni punë dore apo diçka ngjashme, por vetëm ato që ju i doni.
– Ecni, dëgjoni muzikë dhe lexoni libra.
– Mos lejoni askënd të ju imponojnë asgjë, qofshin edhe prindërit e juaj. Qëllimin e kanë të mirë, por nuk mund të ju qëndroni gjërave të imponuara e që nuk i ndjeni.
– Larg nga njerëzit negativ dhe që nuk e pranojnë kurrë që e kanë gabim.
– Mos bëni kurrë keq, asnjëherë, ndërsa atyre që ju bëjnë mirë, qëndrojuni pranë dhe bashkëndjeni me ta.
– Dashuroni pa kushte dhe mos harroni që ata që ju duan me të vërtetë do të ju qëndrojnë afër edhe kur ju tentoni me i kursy nga ndonjë gjë.
– Duajeni veten dhe trupin tuaj.
“Gjithçka që kalon nëpër ne, kur ne nuk i bëjmë vend, do të largohet.
Kokën lartë dhe krijoni shumë miq. Pa ta jeta nuk ka kuptim”, përfundoi rrëfimin emocionues gruaja që deshi të mbetej anonime, e që ne tekst iu referuam si Thana./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...

































