Nga janari e deri në korrik, u shpenzuan mbi 305 milionë euro për pensionistë dhe skema sociale
Autori: Gazeta inFokus
17:58 | 03 Shtator 2023
Nga janari e deri në korrik të këtij viti, Kosova ka shpenzuar mbi 305 milionë euro në përkrahje financiare për personat e pensionuar dhe për ata që janë në skema të ndryshme sociale.
Në skemat e tilla përfshihen kategori të ndryshme: nga pagesat mujore për veteranët e luftës e deri te pensionet për kompensimin e punonjësve të arsimit për punën e bërë gjatë viteve 1990.
Në raportin e publikuar në fund të gushtit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës janë specifikuar 15 kategori të ndryshme.
Në krahasim me vitin e kaluar, numri i këtyre personave që marrin mbështetje financiare nga buxheti i shtetit ka rënë për 19 mijë.
E, rënia e numrit të përfituesve ka bërë që, gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, të ulen edhe shpenzimet nga buxheti i Kosovës për rreth 31 milionë euro më pak sesa gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, shkruan Rel.
Sipas të dhënave të ofruara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e mirëqenies sociale”, më së shumti para janë shpenzuar për pagesat ndaj personave që kanë dalë në pension, ndjekur nga pensionet për veteranët e luftës.
Rreth 19 milionë euro nga paratë e shpenzuara për mirëqenie sociale këtë vit kanë shkuar për pagesat për familjet, të cilat jetojnë në varfëri.
Numri më i madh i këtyre pagesave – që maksimumi mund të arrijnë deri në 250 euro për familje dhe shuma varet nga numri i anëtarëve në familje – janë proceduar në Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Në këtë komunë, rreth 8.880 persona morën ndihmë gjatë muajit korrik – shifër kjo dukshëm më e lartë se në cilëndo komunë tjetër. Pas Mitrovicës së Jugut radhitet Vushtrria me gjithsej 5.670 përfitues të ndihmave sociale.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e fundit të vitit 2022 ishte 11.8 për qind.
Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka shpërndarë edhe ndihma të tjera përmes subvencionimeve të hapura në platformën digjitale E-Kosova, ku qytetarët kanë pasur mundësinë të aplikojnë për pajisje elektrike, izolim të shtëpisë, etj.

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...































