Fokus

Zbardhen detaje për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës, ja çfarë u dëmtua

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 31 August 2023

Kryesuesit të bordit të ndërmarrjes ”Trepça”, Bahri Hyseni, i është hedhur bombë në oborrin e shtëpisë së tij, në Mitrovicë, shkruan Gazeta Infokus.

Ilmi Prekazi nga zyra e për media e policisë në Mitrovicë, për Infokus ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast ku tha se në vendin e ngjarjes janë vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë është dëmtuar.

“Rreth orës 07:43, të ditës së sotme një ankues ka njoftuar policinë se dy automjete pronë e tij ishin dëmtuar. Njësitë policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe është vërejtur se dy automjete dhe një pjesë e shtëpisë ishin dëmtuar, dyshohet nga një mjet shpërthyes. Njësitë kompetente policore kanë dalë në vendngjarje për ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Është njoftuar prokurori dhe është iniciuar rasti ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Prekazi për Infokus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera