Lajme

Problemet me faqen e-Kosova, Abazi: Zgjidhja është e lehtë, por po transformohet në çështje kritike

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 25 Gusht 2023

Platforma online e-Kosova, ku prindërit duhet të aplikojnë për rimburësimin e mjeteve për blerjen e teksteve shkollore, ka pasur disa probleme me funksionimin sot.

Në lidhje me këtë, inxhineri i teknologjisë informative, Blerton Abazi, ka thënë se e-Kosova gjithmonë po ballafaqohet me këtë problem ku si arsye të parë tha se është lajmërimi i vonshëm për t’u kyçur në sistem.

“Dhe e dyta, sistemet që i kemi të ndërlidhura mbrapa platformës e-Kosova, fyti i ngushtë i transmetimit të të dhënave dhe komunikimit me sistemet lidhëse e shkakton këtë problem”.

-Advertisement-

“Një problem i tillë po na shfaqet gjithmonë, duke marrë parasysh edhe me problemet që i kemi pasur edhe me Trustin, me pjesën e vaksinave e subvencionet për studentë”, tha Abazi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se ndonëse zgjidhja është e lehtë, kjo po transformohet në një çështje që po është shumë kritike për çdo person që ka nevojë të aplikojë në e-Kosova.

“Aktualisht platforma deri diku aktualisht është në rregull, por kjo çështje të adresohet dhe të përmirësohet kjo pasi është përsëritur disa herë ky problem”, tha ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy