Ministri i ri i Mbrojtjes: Anëtarësimi në NATO lidhet me faktorë politikë, do t’i zhvillojmë kapacitetet ushtarake
Autori: Gazeta inFokus
14:38 | 25 Gusht 2023
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka mbajtur konferencën e parë për medie, ku ka njoftuar me punën që do të bëjë në këtë Ministri.
Ai tha se ai do të jetë i fokusuar më dy shtylla gjatë mandatit të tij, e që sipas tij, janë ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që deri me tani nuk i ka pasur FSK-ja dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale.
Sipas ministrit qëllim i tyre po ashtu është edhe anëtarësimi në NATO, por thotë se lidhet me faktorët politik, me vendet që se kanë njohur Kosovën.
“Është për t’u theksuar së është e rëndësishme që gjatë këtij gjysmën e mandatit do të jemi i fokusuar që të arrijë katër objektivat, dy që lidhen me Ministrin e Mbrojtjes dhe dy me FSK-në. Ajo që lidhet me Ministrinë është fuqizimi i mbikëqyrjes demokratike dhe zgjerimi i bashkëpunimit bilateral me aleatët tanë”.
“Dy objektivat tjera që lidhen me FSK, zhvillimi i kapaciteteve ushtarake dhe kapacitete e reja do të ndërtohen me standarde e NATO-së. Objektiv që lidhjet me forcën poashut është ruajta e kapaciteteve ushtarake. Për të ardhur deri këtu dhe për të arritura atë që e kemi arritur ka qenë e pamundur pa përkrahjen e kryeministrit Kurti. Kemi premtim nga kryeministri që të kemi rritje të buxhetit për vitin. Një pikë tjetër është edhe rekrutimi, ky rekrutim është duke vazhduar, tani janë 612 rekrutuar që janë duke përfunduar trajnimin bazik”.
“Dy shtyllat që do të fokusohem ndërtimi i kapaciteteve të reja luftarake që nuk i kemi pasur me herët dhe ruajtja e kapaciteteve aktuale. Prioritet do të jenë po ashtu edhe investimet kapitale. Qëllim i yni është integrimi në NATO, anëtarësimi në NATO varte edhe nga shumë faktor të tjerë, nga vendet mos njohës ndaj Kosovës. FSK ka plotësuar dhe vazhdon që të plotësoj të gjitha standardet për të bashkëpunuar me NATO-në”, tha ai.
Fjalimin i plotë:
Ashtu siç edhe është premtuar në fillim të këtij mandati qeverisës edhe gjatë kësaj periudhe mandati sa do të jem unë Ministër i Mbrojtjes, synim do ta kem arritjen e katër objektivave:
– Zhvillimin e kapaciteteve ushtarake në funksion të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial;
– Fuqizimin e mbikëqyrjes demokratike civile dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës;
– Zgjerimin e bashkëpunimit bilateral, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe pjesëmarrjen në operacione ndërkombëtare;
– Ruajtjen e kapaciteteve thelbësore në funksion të mbështetjes së autoriteteve civile.
Me një buxhet prej 123 milionë eurosh për vitin 2023, që është 120 % më shumë se në vitin 2021, e që aktualisht është shpenzuar rreth 58% e tij, do të vazhdohet investimi me theks të veçantë në dy drejtime: ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo që dua ta theksoj është se aktualisht jemi në proces të rekrutimit të edhe 612 ushtarëve aktivë dhe 388 pjesëtarëve të tjerë të komponentës rezervë, që në total e çon numrin e ushtarëve të rekrutuar gjatë 29 muajve të fundit në 2240 pjesëtarë, pra pothuajse dyfishim të numrit të ushtarëve.
Por përveç rritjes së numrit të përgjithshëm të ushtarëve, do të vazhdoj edhe investimi në përgatitjen profesionale të ushtarakëve, përmes trajnimesh dhe shkollimesh ushtarake dhe profesionale.
Deri më tani në këtë drejtim është investuar tetë herë më shumë se sa në qeverisjet e mëparshme, duke trajnuar mbi 3000 ushtarakë brenda dhe jashtë Kosovës. Ndërkaq janë shkolluar 90 oficerë në Qendrën e Studimeve Universitare dhe nëpër akademitë ushtarake më prestigjioze në botë.
Në përputhje me Planin Gjithpërfshirës të Tranzicionit, si prioritet gjatë mandatit tim do ta kem vazhdimin e investimeve në drejtim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe blerjes së armatimeve, që në raport me qeverisjet paraprake, tani ka arritur vlerën trefish më të lartë.
Do të vazhdojnë investimet në mbi 20 projekte kapitale të cilat janë në stade të ndryshme të realizimit, e po ashtu do të investohet në pronat e dikur Aeroportit të Gjakovës dhe në Babaj të Bokës, që do ta rrisin aspektin manovrues taktik të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Krahas investimeve do të punohet edhe në zhvillimin e aspektit legjislativ në përputhje me nevojat e ushtrisë sonë, që kështu të krijohet baza e duhur ligjore për mbrojtjen e interesave të ushtrisë dhe trajtimin e duhur të informacioneve të jashtme, si një aset i rëndësishëm në kohën kur lufta hibride është kërcënimi më i madh i stabilitetit të çdo shteti.
Një çështje tjetër me rëndësi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, është edhe ofrimi i asistencës tonë si Ministri e Mbrojtjes dhe si Forcë e Sigurisë së Kosovës për MASHT-in, në zhvillimin e lëndës “Edukimi për Siguri” si lëndë zgjedhore për nxënësit e klasës së 11-të, ku instruktorët e FSK-së do ta ligjërojnë pjesën teorike si dhe ekzekutimin praktik të mësimeve përkatëse.
Meqenëse synimi ynë strategjik si shtet në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO, do të angazhohemi maksimalisht në zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet anëtare të kësaj aleance por edhe përtej saj. Kjo edhe ngase duke u bazuar në hapat me të cilët është duke u zhvilluar FSK-ja, suksesin e treguar në misionet ndërkombëtare si në Lindjen e Mesme, në Ishujt Falkand, gjatë intervenimit në Turqi, si dhe rezultateve të larta të treguara në trajnimet përkrah forcave të ushtrive partnere, Kosova ka dëshmuar që përmes FSK-së, është e gatshme të ofroi kontribut në çështje të sigurisë globale. Rrjedhimisht të kalohet nga konsumues të sigurisë në garantues të paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...































