Lajme

Ish zv/ministri i Arsimit fton Prokurorinë që ta përcjell subvencionimin për libra: Shpenzimet janë dy herë më shumë nga buxheti i alokuar

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 25 Gusht 2023

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka reaguar në lidhje me subvencionimin e teksteve shkollore, ku ka thënë se ka rritje të shpenzimeve dy herë më shumë nga buxheti i alokuar.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dy ditë më parë kishte prezantuar dokumentin e shpalljes së tenderit për nxënësit nga klasa 1 deri në 9, dhe sipas tij tenderi kishte alokuar buxhetin mbi 4.3 milionë euro.

Që sipas tij MASHTI-i me subvencionimin prej 80 eurove do ta kaloj shumën prej 9 milionë euro.Në fund Mustafa ka ftuar Komisionet Parlamentar dhe Prokurorinë e Shtetit që ta përcjellin me vëmendje këtë çështje.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy