Lajme

Tahiri: Pushteti ta ndalë fushatën linçuese ndaj sistemit prokurorial të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 24 Gusht 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje sistemit prokurorial të Kosovës që të vazhdojë punën e tyre të pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai shprehet se eksponentë të qeverisë duan ta pozicionojnë prokurorinë si të njëanshme.

“Shihet shumë qartë se qëllimi i pushtetit nuk është denoncimi i ndonjë akti penal, por krijimi i argumenteve fiktive, me të cilat do të sulmohej Prokuroria, pikërisht në kohën kur zyrtarët e këtij pushteti do të ndiqeshin për vepra korruptive. Dhe, pikërisht tani po ndodh ky fenomen, ku me qëllim të dëmtimit të integritetit të prokurorëve dhe humbjes së besimit ndaj sitemit prokurorial, eksponentë të Qeverisë po dalin me video linçuese, se kinese Prokuroria është e njëanshme, ku si argument po përdorin pikërisht kallëzimet penale të cilat i kishin parashtruar më herët dhe të cilat nuk përmbushnin kriteret ligjore për t’u trajtuar”, shkroi mes tjerash Tahiri.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy