Lajme

Gruaja në Malishevë humbi jetën pasi u trajtua te dentisti, reagon Ministria e Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 23 August 2023

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas rastit në Malishevë ku një grua vdiq pasi u trajtua te dentisti.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se Institucioni Privat Shëndetësor “Doktorat” kanë ushtruar veprimtari ilegale, gjë të cilën e kanë quajtur të patolerueshme.

“Ministria e Shëndetësisë përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare.

-Advertisement-

Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftimin MSH-së.

Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

“Të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.

Shprehim edhe ngushëllimet për familjen e të ndjerës.

Zyra për Komunikim me Publikun”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera