Lajme

Ambasadori norvegjez: Krenar për kontributin e Mehajt në sigurinë dhe stabilitetin evropian

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 08 Gusht 2023

Ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grondahl, ka thënë se tashmë ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shërbyer me nder për dy vjet e gjysmë.

Grondahl theksoi se është krenar për kontributin e Mehajt në sigurin dhe stabilitetin evropian.

“Duke shërbyer me nderim si Ministër i Mbrojtjes i Kosovës për 2 vjet e gjysmë dhe vite më parë si oficer i ushtrisë së Forcave Mbretërore Norvegjeze. Jam krenar për kontributin e Armend Mehajt në sigurinë dhe stabilitetin evropian. Duke i uruar atij më të mirat. Urimet e mia për Kol. Ejup Maqedonci”, shkroi Grondahl.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy