Lajme

I dyshuari ende në arrati, aktivizohen edhe dronët në gjetjen e 48-vjeçarit për vrasjen në Klinë

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 08 August 2023

Pasditen e së hënës në një kafiteri në komunën e Klinës u vra një person, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në arrati.

48-vjeçari, Tush Frroku dyshohet të jetë autori i kësaj vrasje, ndërsa tani policia ka bërë edhe apel tek qytetarët për ndihmë në gjetjen e tij.

Por, tashmë janë aktivizuar edhe dronët në gjetjen e Tush Frrokut.

-Advertisement-

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“I dyshuari ishte i akuzuar edhe për raste të tjera më parë. Ndërsa janë aktivizuar edhe dronë për të gjetur lokacionin e të dyshuarit”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Tutje, Nikçi tha se i dyshuari dhe viktima janë familjarë mes vete.

“Viktima ishte i martuar me motren e të akuzuarit. Ndërsa edhe ky i fundit, ishte i martuar me motrën e viktimës”, theksoi ai.

Sipas Policisë, i dyshuari për vrasje gjatë arratisjes nën kërcënimin e armës ka grabitur veturën nga një qytetar dhe është larguar në drejtim të Gurrakocit. Vetura është gjetur më pas e braktisur në fshatin Kosh të Istogut, ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera