Serbi që mori pjesë në luftën e Kosovës e u emërua zv.ministër nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 07 Gusht 2023
Radoica Radomiroviq, me prejardhje nga Leposaviqi, ishte i përzgjedhuri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
E kaluara e Radomiroviq nuk duket se i pengoi Kurtit që ta dekretonte si zëvendësues të Nenad Rashiqit, kryesuesit të ministrisë në fjalë.
Radomiroviq, siç ka mësuar Gazeta Insajderi nga burimet e saj, ishte pjesë e Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë dhe po shërbente më 1999-ën për ta në Kosovë. Detaje në vijim…
Gazeta Insajderi ka kontaktuar numrin dy të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për një koment për të kaluarën e tij. Radomiroviq ka thënë se s’ka frikë nga e kaluara e tij, derisa shtoi se ka kryer detyra administrative në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.
“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-së. Posedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së”, deklaroi ai për Insajderin.
Mediumi ka pyetur Radomiroviqin nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë.
“Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta rezervistëve”, thotë më tej ai.
Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë.
Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























