Lajme

Ngjarja në ‘Bon Vivant’, Kica-Xhelili: Institucionet të merren urgjentisht me çështjen e posedimit të armëve

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 05 August 2023

Pas ngjarjes së rëndë ndodhur mbrëmë në “Bon Vivant” ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili.

Kica-Xhelili thotë se posedimi i armëve pa leje në Kosovë po kthehet në tmerr të përditshmërisë.

Ajo theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë.

-Advertisement-

“Posedimi i armëve pa leje në Kosovë po shndërrohet në tmerr e frikë të përditshmërisë sonë! Institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta mendojnë seriozisht dhe urgjentisht trajtimin e posedimit të armëve në Kosovë, ndërkaq pres nga sistemi i drejtësisë ta zbardh këtë rast dhe kryerësit t’i mbaj përgjegjës” shkruan Kica-Xhelili.

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera