Fokus

“Gruaja nuk ka ardhur në këtë botë vetëm për të qenë nënë”, Natyra Kuçi kritikon presidenten Osmanin se po jep shembull të keq për gratë kosovare

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 27 July 2023

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Natyra Kuçi, ka kritikuar presidenten e vendit Vjosa Osmani se po jep një shembull të keq tek gratë kosovare.

Ajo në emisionin “Çikat N’Fokus”, prodhim i Gazetës Infokus, ka deklaruar se gruaja në këtë botë nuk ka ardhur vetëm për të qenë nënë e duke nënkuptuar që presidentja Osmani në fillimet e saj në fushata zgjedhore e ka paraqitur veten si një nënë e dy vajzave dhe jo më shumë.

“Presidentja Osmani në fillimet e saja në fushata zgjedhore e ka paraqit vetën si një nënë e dy vajzave dhe kaq dmth, modeli i saj fillimisht ka qenë që unë jam nënë e dy vajzave, dhe për mu kjo është gjëja ma e shenjtë në jetë dhe çka ka ba ajo e ka dhënë një shembull të gruas e cila për të qenë perfektë edhe e realizume duhet patjetër të ketë dy fëmijë, e unë mendoj që një grua e cila e ka gjithë atë pushtet është mirë me e shfrytëzu që me i përfaqësua të gjitha gratë”, ka deklaruar Kuci në emisionin Çikat N’Fokus.

-Advertisement-

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera